• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tentuan të trafikojnë 240 kg kanabis drejt Greqisë, Prokuroria: 37 vite burg 4 të rinjve

by
19/06/2015 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin total prej 37 vitesh burgim për katër shtetas, të akuzuar se bashkë me katër shtetas të tjerë, të arrestuar dhe të dënuar në Greqi, janë pjesë e një grupi kriminal përgjegjës për trafikimin e një sasie prej rreth 240 kg lëndë narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, e cila është zbuluar pas një hetimi të përbashkët shqiptaro-grek në datë 08.04.2014 në zonën e Kozanës, në aksin Kapshticë-Athinë.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda cilëson fajtor dhe kërkon dënimin e shtetasve:

1.      Ergest Prifti

2.      Fadil Demaj

3.      Naim Maloku

4.      Ezmir Jauri (ky i fundit për moskallëzim krimi)

Gjykimi për këta 4 persona është zhvilluar me procedurë të shkurtuar, ndërkohë që për bashkëpunëtorin e tyre, shtetasin Gentian Dervishi, procesi po vijon me gjykim normal.

Këta persona, në bashkëpunim edhe me shtetasit Edmond Kabashi, Julian Bedollari, Erion Velo dhe Georgios Moysidis, të cilët u arrestuan dhe aktualisht janë dënuar në Greqi për këtë fakt penal, janë përgjegjës për sigurimin, transportin dhe trafikimin e 240 kilogramë lëndë narkotike, e cila, pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe greke, u zbulua në një automjet në zonën e Kozanës, në aksin Kapshticë-Athinë, në datë 08.04.2014.

Fillimisht, pas një hetimi të nisur nga autoritetet shqiptare, u vunë në dijeni edhe autoritetet greke, të cilat arrestuan në flagrancë shtetasit që tashmë janë dënuar në Greqi dhe më tej u kryen veprimet e arrestimit për bashkëpunëtorët e tyre. Në përfundim të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda arriti të provojë skemën e trafikut dhe rolin e gjithësecilit prej tyre.

Sipas këtyre hetimeve, të nisura në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, shtetasi Fadil Demaj ishte i dyshuar se kryente veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në bashkëpunim me shtetasin Edmond Kabashi, i cili jetonte në Greqi.

Në vijim të hetimit, rezultoi se shtetasit Gentian Dervishi dhe Ergest Prifti disponon një sasi lënde narkotike, të cilën synonin ta trafikonin drejt Greqisë. Këta dy shtetas siguruan një kamion tip “Steyr” me targa të huaja dhe kryen procedurat e targimit pranë autoriteteve shqiptare. Këta dy persona e dërguan mjetin në shtëpinë e shtetasit Naim Maloku, sipas porosisë së shtetasit Edmond Kabashi (i cili ishte në Shqipëri në atë kohë), ku gjendej sasia e lëndës narkotike, si edhe pajisjet për prerjen dhe paketimin e saj. Pasi e ngarkuan lëndën narkotike, mjeti, në dt. 07.04.2014, arriti të kalonte pikën kufitare të Kapshticës për në drejtim të territorit grek dhe në të udhëtonin shtetasit Edmond Kabashi dhe Julian Bedollari, të cilat do të bënin dorëzimin e lëndës në Athinë tek shtetasi shqiptar me banin në Greqi, Erion Velo.

Të gjitha këto veprime të asaj dite, si edhe të disa ditëve më parë, kanë qenë nën vëzhgimin e autoriteteve shqiptare, në kuadër të procedimit penal të nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, si edhe në bashkëpunim me autoritetet greke.

Në bazë të informacioneve të autoriteteve greke mbi vijimin e operacionit në territorin e tyre, rezulton se pas mbërritjes së mjetit “Styer” të nisur nga Shqipëria, saktësisht në vendin e quajtur “Parking 90” i cili ndodhet në Athinë/Greqi, në autostratën Selanik – Athinë, më datë 08.04.2014 rreth orës 08:30, janë afruar shtetasit Georgios Moysidis dhe Erion Velo, të cilët pasi janë takuar me shtetasit Edmond Kabashi dhe Julian Bedollari, kanë marrë kamionin për ta transportuar në një magazinë ku do të bëhej edhe shkarkimi i lëndës narkotike.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve policore Greke, është bërë e mundur sekuestrimi i sasisë prej 239 kg e 689 gr kg lëndë narkotike marijuanë, e cila ishte fshehur në kamionin me targë AA 526 JB, si dhe arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur.

Menjëherë pas këtij informacioni mbi veprimet e autoriteteve policore Greke, sekuestrimit të sasisë së lëndës narkotike dhe kapjes së personave nga autoritetet policore Greke, nga shërbimet e Policisë Shqiptare është bërë i mundur arrestimi i të pandehurve Gentjan Dervishi, Ergest Prifti, dhe Fadil Demaj. Gjithashtu është arrestuar dhe i pandehuri Ezmir Jauri, i cili ditën e ngjarjes ka qënë nën shoqërinë e të pandehurve dhe ka pasur dijeni lidhur me trafikimin e lëndës narkotike.

Next Post

Zgjedhjet, Policia: 6699 policë të angazhuar për ruajtjen e rendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoboti përplaset me urën në Elbasan, raportohet edhe për rrjedhje gazi, evakuohen banorët! Shkaqet ende të panjohura

Autoboti përplaset me urën në Elbasan, raportohet edhe për rrjedhje gazi, evakuohen banorët! Shkaqet ende të panjohura

September 23, 2026
Mbështetja publike e Swift për Harris jep efekte të pabesueshme, 400 mijë amerikanë regjistrohen për të votuar

Taylor Swift hyn në histori në Video Music Awards 2026, merr statujën e 31-të dhe vendos një rekord të ri

September 23, 2026
Parashikimi i Superkompjuterit për Serie A: Interi favorit, Juventus në Champions, Milan dhe Napoli…

Parashikimi i Superkompjuterit për Serie A: Interi favorit, Juventus në Champions, Milan dhe Napoli…

September 23, 2026
Zgjedhjet e 2028-s ende larg, por gara ka nisur: Kush e synon Shtëpinë e Bardhë pas Trumpit?

Zgjedhjet e 2028-s ende larg, por gara ka nisur: Kush e synon Shtëpinë e Bardhë pas Trumpit?

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

SHIFRAT/ Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë!

September 23, 2026
NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

September 23, 2026
Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

September 23, 2026
SHBA/ Uragani “Florence”, evakuohen më shumë se 1.7 milion banorë

Uragani “Polo” forcohet në Kategorinë 5 pranë Meksikës, paralajmërime për përmbytje dhe katastrofë!

September 23, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Pagesat e subvencioneve për fermerët, autoritetet bëjnë apel për plotësimin në kohë të dokumentacionit! 20% aplikuan dhe i morën pagesat

September 23, 2026
Komisioni Evropian publikon listën me 10 profesionet e reja më të kërkuara në BE! Nga inxhinierë dhe elektricistë, deri te edukatorët

Komisioni Evropian publikon listën me 10 profesionet e reja më të kërkuara në BE! Nga inxhinierë dhe elektricistë, deri te edukatorët

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com