• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta false, arrestohen në Qafë Thanë 3 shtetas nga Sri Lanka

by A R
26/05/2025 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre shtetas nga Sri Lanka kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se secilit prej tyre ka pasur si destinacion Italinë, ndërkohë që dokumentat e dyshuara si të falsifikuara, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Tentuan të kalojnë kufirin  me dokumente të dyshuara të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 3 shtetas nga Sri Lanka.

Sekuestrohen dokumentet.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për goditjen e paligjshmërive, në PKK Qafë Thanë është ushtruar kontroll ndaj 3 shtetasve nga Sri Lanka. Secilit prej tyre ka tentuar  të kalojë kufirin me leje për qëndrim në Itali, që dyshohet se është e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç, dhe K. Ë., 36 vjeç, të tre banues në Sri Lanka, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

✅Më tej, në vijim të punës së shërbimeve të DVKM Korçë, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovicë, Pogradec, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Goricë, duke tentuar të kalonte ilegalisht kufirin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Next Post
Pasardhësi i Berishës në PD duhet të jetë Ilir Vrenozi

Pasardhësi i Berishës në PD duhet të jetë Ilir Vrenozi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com