Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia mesditën e së dielës për një tentativë grabitje të ndodhur më 7 prill.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, finalizojnë operacionin “Skafandra”. Ndalohen dy shtetas për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë.
Sot më datë 01.05.2016 u ndaluan shtetasit:
-Marian Gjonpalaj, 31 vjeç, banues në Tiranë.
-Albert Gjonpalaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e lartëpërmendur, më datë 07.04.2016 në rrugën dytësore “Llazi Miho” pranë një banke të nivelit të dytë, kanë tentuar ti vjedhin shtetasit E. A., një shumë monetare.
Falë punës së Specialistëve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 u bë i mundur identifikimi dhe kapja e atorëve të kësaj vepre penale. Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentative parashikuar nga Neni 139, 25 dhe 22 i Kodit Penal.
javanews/ a.k