Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Lushnjë, në rrugën që të çon drejt stadiumit. Në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur gjatë një tentative parakalimi. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk i kanë hapur krahun njëri-tjetrit, duke sjellë përplasjen.
Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar pasojat e tij.











