• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentuan arratisjen/ SHKB nis hetimet, izolohen për 90 ditë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe i paraburgosuri që do i ndihmonte

by
09/08/2021 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe 1 i paraburgosur në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen janë vendosur për 90 ditë në izolim. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se vijojnë hetimet e Shërbimeve të Kontrollit të Burgjeve ndërkohë që mësohet se arratisja ka qenë e planifikuar prej disa javësh.  Sipas ligjit Çekaj, Pjetri e i paraburgosuri do izolohen për 90 ditë, s’do të kenë kontakte me familjarë apo të burgosur.

Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar është tentuar të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet ditën e djeshme.  Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së babagjyshëve dhe një i parburgosur tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishin planifikuar arratisjen nga qelitë këtë të diel, por pa mundur ta realizojnë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e të paraburgosurit për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313.

Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital, ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të paraburgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Sipas drejtorisë së burgjeve, të burgosurit do të përballen me akuzën e tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.  Pas kësaj ngjarjeje instancat drejtuese të burgjeve kanë urdhëruar rivlerësimin e masave të sigurisë si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Kujtojmë se Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Kurse Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal ‘Babagjyshët’ të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

/b.h

Next Post
OKB publikon raportin shqetësues për klimën: Nga përmbytjet te zjarret katastrofike e shkrirja e akujve!

OKB publikon raportin shqetësues për klimën: Nga përmbytjet te zjarret katastrofike e shkrirja e akujve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

August 8, 2026
Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

August 8, 2026
U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

August 8, 2026
Zi në familjen Messi, babai i legjendës argjentinase ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare

Zi në familjen Messi, babai i legjendës argjentinase ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare

August 8, 2026
Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln dollarë pritet të jete oferta më e lartë e topit të golit të Maradonës

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln dollarë pritet të jete oferta më e lartë e topit të golit të Maradonës

August 8, 2026
Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

August 8, 2026
Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

Sherr me thika e brisqe rroje në burgun e Fierit, Zotaj qëllon Bajrin! Dy të plagosur

August 8, 2026
Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

Fluks në pikën kufitare, nga Kosova drejt brigjeve shqiptare për pushime

August 8, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

70 ditë tubim, Berisha: Do të shkoja çdo natë po të mos ishin qytetare

August 8, 2026
Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com