Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës, ku mësohet se një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë, duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se këmbësori pasi është përplasur është shtypur dhe gjymtuar nga makinat e tjera. Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës. Ai është i seksit mashkull dhe rreth të 40-tave.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e aksidentit pranë kryeqëzimit të Shën Vlashit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë shoferi që ka shtypur këmbësorin është shoqëruar për të sqaruar ngjarjen.