Një avion i vogël privat është zhdukur nga radarët pasditen e së martës. Avioni u nis nga aeroporti i Trevizos dhe u zhduk pranë Shkupiut.
Avioni kishte komunikuar me kullën e kontrollit për t’u ulur në aeroportin e Shkupit, por më pas u zhduk nga radarët.
Nuk dihet ende fati i avionit ndërkohë kanë nisur kërkimet nga grupet e emergjencave. Dyshohet se avioni mund të jetë rrëzuar për shkak të kushteve të vështira atmosferike./a.m.