• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentoi të vriste efektivin e SHÇBA-së, kërkohen 24 vite burg për Ermir Skejën

by Aalison Pearse Stevens
09/07/2016 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Matit ka kërkuar 24 vjet burg për Ermir Skejën, i akuzuar për “Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë ndaj dy personave”. Ngjarja ka ndodhur në 28.05.2015 në zonën e quajtur “Baz”.

Sipas prokurorisë, i pandehuri Skeja ngacmonte bashkëjetuesen e shtetasit Libjond Permaku, efektiv i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

“I dëmtuari Permaku ka tentuar disa herë që të ndërhyjë te familjarët e Skejës, për të kërkuar prej këtij të fundit që të mos shqetësonte bashkëjetuesen e tij por këto tentativa nuk ka rezultuar efikase. Ditën e ngjarjes, Permaku dhe miku i tij Vilson Totraku kanë qenë në qytetin e Matit, kur janë përballur me të pandehurin Ermir Skeja”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Ndërmjet Permakut dhe Skejës ka nisur një konflikt fizik. Nga goditjet, ka mbetur i dëmtuar Skeja, i cili ka reaguar duke qëlluar me një pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Nga goditjet e para, ka mbetur i plagosur me disa plumba në trup i dëmtuari Permaku. Menjëherë pranë tij ka shkuar edhe Totraku, ndaj të cilit është qëlluar sërish me pistoletë nga i pandehuri Skeja.

Dy të plagosurit, në bazë të aktit të ekspertimit, rezulton se kanë marrë plagë, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e goditjes. Pas plagosjes, autori Ermir Skeja është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

Ndërkohë, dy të plagosurit janë marrë me një makinë të rastit, drejtuar nga një kirurg, i cili i ka dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve, të cilat u shpëtuan jetën.

ma.me

Next Post

10 mallkimet më të famshme në histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In