Tentoi të vrasë vrasë bashkëshorten, arrestohet 27-vjeçari
Policia e Tiranës ka parandaluar një krim brenda familjes në Shkozë, ku ka vënë në pranga kryefamiljarin Aleksandër Balla, 27 vjeç.
Ky i fundit, sipas policisë ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij pas një konflikti për arsye që nuk bëhen të ditura.
Ballës iu gjet në dhomën e gjumit një automatik kallashnikov, armë me të cilën mund të kishte kryer krimin.