Vetëdorëzohet në policinë e Durrësit Hajri Neziri, autori i plagosjes së prindërve. Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Durrës, ku një 25-vjeçar ka qëlluar disa herë me thikë prindërit e tij, Destan Haziri 75 vjec dhe Hasije Neziri 64 vjec duke i shkaktuar plagë të shumta.
Fqinjet tregojnë se pasi kanë dëgjuar ulërima, kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmë të moshuarve.
Mes të tjerash fqinjët pohojnë se Destan dhe Hasije Neziri njiheshin si njerëz të qetë dhe intelektualë, ndërsa thanë se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt në këtë familje.
Deri më tani nuk dihen motivet që çuan të riun të ndërmerrte këtë akt ekstrem, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.ç