Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e një plagosje të ndodhur para 4 muajsh në Malësi të Madhe.
Nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me mbështetjen e FNSH Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në baze të informacioneve të marra në rrugë operative është ndaluar shtetasi Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimit Nr.544, datë 29.05.2018, ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në Burg” për veprat penale të “Vrasjes me dashje, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Hasanaj akuzohet si bashkautor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Ylli Berisha, ngjarje kjo e ndodhur më datë 05.05.2018, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./a.m.