• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentoi të shtypt me makinë nënë e bir, avokati i infermierit: Kërkoi të bisedonte, kemi video

by Java News
18/03/2024 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besmir Kolçe, avokati i Mersin Mllojës, infermierit që tentoi të shtypte me makinë nënë e bir, ka deklaruar se klienti i tij u bullizua, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet për tentativë vrasje.

Kolçe sqaroi në “Jetë Shqiptare” se infermieri ka kërkuar të bisedojë me palët akuzuese, teksa këta të fundit kanë qenë në rrugë.

Po ashtu, Kolçe pretendon se klienti i tij është sulmuar nga infermierja dhe bashkëshorti i saj, në ambientet e jashtme të Qendër Shëndetësore në Fushë-Arrëz, Shkodër.

“Në fakt ka pasur një konflikt gjatë një seminari trajnues në ambientet e Qendrës Shëndetësore në Fushë-Arrëz, Shkodër. Kanë qenë të pranishëm disa infermierë. Personi që pretendohet se është dëmtuar nga kjo vepër penale nuk ka qenë ndër personat e listuar për të qenë në trajnim. Por ka marrë pjesë në trajnim dhe pasi ka zhvilluar debatin me personin në mbrojtjen time është larguar dhe e ka pritur në ambientet e jashtme të QV dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij personi, bashkë me bashkëshortin e saj. Kjo është pjesë e hetimeve, por ka shumë persona që kanë qenë dëshmitarë të këtij konflikti. Rreth një orë para se të ndodhte ngjarja ka ndodhur konflikti. Bullizim i personit.

Gjatë mbledhjes ka filluar konflikti. zonja ka ushtruar fjalor jo të duhur dhe nga dëshmitarët e pranishëm në mbledhje ka qenë ajo që ka bullizuar duke i thënë: “Ti nuk je për infermier”, “je për kosh mbeturinash”. Klienti im ka një problem shëndetësor të këmbëve, lëviz I shoqëruar nga një person tjetër ose me bastun, paterica. Ka problem genetik.

Nuk ka prapavijë të mëparshme. Ngjarja ka ndodhur prej bullizimit. Për ngjarjen ka dhe një video që nuk është bërë pjesë e informacioneve që kanë dalë në media. Video është paraqitur në ambientet e prokurorisë. Tregohet momenti kur ka ndodhur incidenti i pretenduar nga ana e Prokurorisë. Nëse do e shihni videon do kuptoni se nuk ka asnjë tentativë për të vrarë këto dy persona.

Nuk kanë qenë duke ecur në trotuar. Vendi ku ka ndodhur aksidenti nuk ka trotuar, por është vend për lëvizje makinash.

Informacioni në media nuk është i saktë. Në fakt s’ka pasur qëllim për t’i vrarë. Është afruar pranë tyre por për të bërë një diskutim. Bën një reagim në lidhje me drejtimin e mjetit drejt tyre por realisht mjeti ka qenë thuajse i ndalur dhe nuk kishte rrezikshmëri”, tha avokati Kolçe.

Ky i fundit bëri me dije se në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të hënë (18 mars) për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj infermierit Mlloja, Prokuroria ngriti akuzën e vrasjes me dashje dhe kërkoi arrest me burg për të.

“Sot ishte seanca për vlerësimin e masës së sigurisë dhe saktësimin e masës ndaj Mllojas në gjykatën e shkallës së parë Shkodër. Prokuroria kishte ngritur akuzën e vrasjes me dashje dhe si pasojë e saj kishte kërkuar dhe masën e sigurisë arrest me burg. Në fakt dhe gjykata e ligjëroi një kërkim të tillë nga ana e Prokurorisë për t’u caktuar masa e arrestit burg pa afat për këtë shtetas, derisa të vazhdojnë hetimet për këtë proces”, u shpreh ai.

/f.s
Next Post
“Mjetet plot me mallra kalonin pa kontroll në Kakavijë”, prangosen dy doganierë. Në kërkim një tjetër

Rregullorja e re për emigrantët në Greqi, në Kakavijë ende nuk ka urdhër zyrtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në paraburgim! Berishën e pres si dëshmitar në shtator

Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në paraburgim! Berishën e pres si dëshmitar në shtator

August 1, 2026
“Do ta godasim Iranin sonte”, paralajmërimi i fortë i Trump

Wall Street Journal jep alarmin: Trump ka dhënë dritën jeshile për sulm ndaj Iranit, çfarë pritet të ndodhë këtë fundjavë?

August 1, 2026
Për një ndryshim të sistemeve qeverisës

Për një ndryshim të sistemeve qeverisës

August 1, 2026
Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve

August 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

“Shmangni shpenzimet implusive”, parashikimi i yjeve për sot

August 1, 2026
“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

Rama publikon pamjet e para të automjeteve ushtarake “Made in Albania”: Do eksportohen në 30 vende

August 1, 2026
Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com