Deputeti socialist Pjerin Ndreu nuk rresht së talluri me Lulzim Bashën dhe protestën e opozitës.
Duke deklaruar se opozitës duhet t’ia dimë për nder, pasi në tentativë për të njollosur qeverinë tregoi se nuk e do më askush madje as militantët e vet, Ndreu thotë se ishte një protestë për t’u mëshiruar.
Madje deputeti i PS tallet dhe kreun demokrat, teksa thotë “faleminderit që ekziston Lulzim Basha” dhe evidenton se me kauzën e “Babales” forcojnë vetëm mazhorancën.
“Opozites tone duhet t’ja dime per nder.
Ne tentative per te njollosur qeverine dhe pengimin e hapjes se negociatave, nuk beri gje tjeter vetem se demostroi se nuk e do me askush !
Me e keqja eshte se e kane braktis edhe militantet e saj!
Nje opozite qe nuk organizon dot nje proteste eshte per t’u meshiruar!
Keto kauzat me personazhe te tipit “Babale” qe shpikin kunder qeverise, vetem sa e forcojne mazhorancen dhe bindjen e shqiptareve se opozita ka humbur rrugen ne oborrin e saj!
Faleminderit qe ekziston Lulzim Basha!”, reagon deputeti i PS Ndreu. /b.d