• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentoi të largohej por… Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit vlonjat

by A R
06/06/2018 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin detaje te reja nga ngjarja e rende e ndodhur parmbreme ne qytetin e Vlores, ku biznesmeni Vasil Dervishaj u ekzekutua me arme zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së hënës në lagjen “Pavarësia’, ose siç edhe njihet ndryshe, si zona e ish-Kombinatit të Peshkut. Sipas Policisë, i riu ka qenë i vetëm në makinë, teksa ishte nisur drejt banesës së tij.

Autorët, të cilët ka dyshime se kanë qenë tre, i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku, teksa mjeti ka qenë në ecje. Zona ku ndodhi ngjarja nuk ka pasur ndriçim të bollshëm dhe as subjekte që mund ta kenë pasur të instaluara kamera të sigurisë, çka ka vështirësuar hetimin për blutë e Vlorës.

Por sipas të dhënave nga grupi i hetimit, shënjestra ka tentuar t’u shpëtonte autorëve duke dalë nga mjeti i tij me qëllim që të largohej në këmbë. Dyshohet se ai ka dalë nga makina në gjendje të plagosur, çka ka ndikuar që njëri prej autorëve t’i afrohej dhe ta qëllonte edhe me pistoletë, me një plumb në kokë.

Plaga ka qenë vdekjeprurëse për Dervishajn, i cili ka rënë përtokë pa jetë. Banorët kanë dhënë alarmin për të shtënat e armës dhe në vend mbërriti menjëherë patrulla më e afërt nga ku konstatuan trupin pa jetë të të riut. Dyshohet se autorët janë larguar nga një mjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë, i cili ka marrë drejtimin për nga Fieri.

Rreth 30 metra larg nga vendi i ngjarjes, blutë gjetën edhe një armë automatike, e cila dyshohet se iu përket autorëve të krimit. Vasil Dervishaj njihet si pronar i lokalit “Gimoka”, por edhe një subjekt me pajisje elektro-shtëpiake.

Emri i tij nuk ishte i panjohur për Policinë e Vlorës, pasi disa herë ai është shoqëruar dhe proceduar për trafik droge, por për shkak të mungesës së provave, i riu ka arritur të dalë gjithnjë pa u dënuar. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e pazareve të drogës. Dyshohet se kjo është bërë shkak për organizimin e vrasjes së tij.

Por blutë bënë të ditur se nuk përjashtojnë as pista të tjera hetimi, përfshirë këtu edhe atë të hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të kryer nga vëllai i viktimës në vitin 2005. Bëhet fjalë për ngjarjen që bëri bujë asokohe, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë vendin, ku vëllai i viktimës, shtetasi Derlin Dervishaj, vrau Joana Dudushin, e quajtur ndryshe si “Stela”. Ngjarja ndodhi në Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku trupi i saj u gjet në datë 2 gusht 2005, i groposur në Plazhin e Vjetër në Vlorë.

Paraprakisht, Policia bëri të ditur se dyshimet për një hakmarrje të mundshme janë të pakta për shkak të rrethanave aktuale, por gjithsesi kjo nuk përjashtohet si pistë. Deri më tani janë shoqëruar 20 persona, mes së cilëve, sipas burimeve, është edhe një person i dyshuar se mund të jetë autor apo të ketë dijeni për krimin. Për efekt hetimi, Policia nuk bëri të ditur detaje të tjera në lidhje me personin, që deri në orët e vona ishte si i shoqëruar./Panorama/a.m.

Next Post
Serbët në Mal të Zi po kërkojnë referendum kundër Kosovës

Kosovë-Mali i Zi, hyn në fuqi marrëveshja për demarkacionin e kufirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

January 22, 2026
Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

January 22, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

21 Janari, Zogaj: SPAK ka humbur kohë, urdhrat e ndalimit penguan zbardhjen e krimit

January 22, 2026
“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

January 22, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me vranësira të dendura, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

January 22, 2026
Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In