Policia greke ka gjetur 91 kg drogë brenda një makinë që drejtohej nga një 60 vjeçar grek në kufirin greko-shqiptar.
Droga u kap në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë.
Policia ndaloi mjetin që vinte nga kufiri gjelbër dhe brenda tij u gjetën 56 pako me 91 kg e 200 gram marijuanë.
Gjithashtu u sekuestruan 170 euro dhe 1 celular, ndërsa u vu në pranga shtetasi grek.
g.kosovari