Me 1.9 milionë euro para të gatshme, një makinë është ndalur nga dogana franceze në kufi me Spanjën.
Shuma ishte zbuluar gjatë një kontrolli në Le Perthus, në jug të Perpignan, bëjnë të ditur autoritetet doganore. Automjeti është drejtuar nga një afarist 31-vjeçar nga Hungaria. Kundër tij kanë filluar procedurat penale nën dyshimin për pastrim të organizuar të parave.
Në vendet e BE-së gjatë kalimit të kufinjve nuk lejohen më shumë se 10 mijë euro para cash.