Pas kallëzimit të marrë për një vjedhje që po tentohej të kryhej në një banesë në Golem është finalizuar operacioni policor i koduar “Çasti” në kuadër të të cilit u arrestua 40-vjeçari me iniciale E.M. Ai u kap në flagrancë nga policia teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem me qëllim vjedhjen në të.
Policia njofton se nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 40-vjeçari gjatë muajit Korrik të këtij vitit ka vjedhur në 3 banesa të tjera, vegla pune dhe pajisje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash.
Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r