Një punonjës policie në burgun e Drenovës është kapur me një karikator pistolete.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se polici Etjen Gjata është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka patur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për t’u futur në ambientet e brendshme të burgut.
Ngjarja ka ndodhur sot, kur në burgun e Drenovës po zhvillohet procesi i votimeve.
Mësohet se ky punonjës policie ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë. Nuk dihet arsyeja përse ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambienteve të burgut.
Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.
/a.r