• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentoi të fusë naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari nga Elbasani

by B K
06/06/2025 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Kufitare e Qafë Thanës ka vënë në pranga një 38-vjeçar nga Elbasani, i cili tentoi të fuste naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut. Sipas Policisë gjatë kontrollit në dy serbatorët e kamionit u konstatua një sasi e konsiderueshme karburanti.

“Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufij, në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontrolle të detajuara, kamioni me drejtues shtetasin E. Q. Gjatë kontrollit në dy serbatorët e kamionit u konstatua një sasi e konsiderueshme karburanti. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e  naftës”, njofton Policia.

Ndërkohë në Policia Kufitare e Kapshticës gjatë patrullimit në terren ka goditur një rast të prerjes së paligjshme të pyjeve.

“Më tej, në vijim të punës së shërbimeve të DVKM Korçë, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M.36 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, duke transportuar 6m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.  Automjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Next Post
Ministri Hasani nga Greqia: Përfundimi i negociatave teknike me BE-në deri në vitin 2027

Ministri Hasani nga Greqia: Përfundimi i negociatave teknike me BE-në deri në vitin 2027

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

September 10, 2026
Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

September 10, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

September 10, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me zjarret në tre qarqe, mbi 400 forca në terren! Ministria e Mbrojtjes: Sot 19 vatra, 10 mbeten ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

September 10, 2026
“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

September 10, 2026
Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

September 10, 2026
VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

September 10, 2026
Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!

Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!

September 10, 2026
“S’është vetëm problem shqiptar!”- Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

“S’është vetëm problem shqiptar!”- Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

September 10, 2026
Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!

Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com