Policia e Fierit ka vënë në pranga ditën e sotme një 24-vjeçar. Në pranga është vënë Aldorjan Loci, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi në I.E.V.P Fier, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.20 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.










