Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 44-vjeçar me akuzën për plagosje të rëndë. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar në flagrancë shtetasi Janaq Xega, 44 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.
Sipas policisë, 44-vjeçari ka tentuar të djegë me lëndë djegëse “benzinë” shtetasin P.P., 60 vjeç, në banesën e këtij të fundit për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
c.a