Pas ngjarjes tragjike të një dite më parë në Fier ku një person mbeti i vrarë në një tentativë për grabitjen e një pike Exchange, një tjetër ngjarje ka ndodhur sot por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Një pikë këmbimi valutor është tentuar të grabitet në Fushë Krujë por autorët nuk kanë arritur dot të marrin asgjë.
Grabitësit, të cilët nga informacionet paraprake mësohet se kanë qenë katër persona, kanë thyer derën e jashtme prej xhami me vare’, por janë larguar pa mundur që të marrin asgjë./a.m.