• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentative vrasje në Tiranë dhe Përmet, si u kapën dy të shumëkërkuarit

by Java News
09/02/2018 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona të shpallur në kërkim për tentativë vrasje e armëmbajtje pa leje janë arrestuar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e së mërkurës.

Policia tha se të arrestuarit janë Sergeto Turullaj, 28 vjeç nga Tirana dhe Edmond Mamushi, 41 vjeç nga Përmeti. I pari akuzohet për një vrasje të mbetur në tentativë, të ndodhur vitin e kaluar në kryeqytet, ndërsa i dyti për plagosjen e një të riu në Përmet, për motive hakmarrjeje, shkruan “Panorama”.

Policia tha zyrtarisht se, shërbimet e Komisariatit nr.2 kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim, Sergeto Turullaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 5 maj 2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Po për të njëjtat akuza është arrestuar edhe 41-vjeçari Edmond Mamushi, ndaj të cilit Gjykata e Përmetit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, me një vendim të vitit 2016.

PLAGOSJA NË TIRANË

Më 15 prill të vitit 2017, Policia e Tiranës shpalli në kërkim 2 persona, të cilët dyshoheshin se kishin tentuar të vrisnin punonjësin e një kompanie të makinave me qira. Njëri prej tyre ishte Sergeto Turullaj, i cili tashmë u arrestua nga Policia.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në zyrat e shoqërisë që jep automjete me qira, në rrugën e Durrësit. Në vendngjarje Policia gjeti një pistoletë “Zastava”, me silenciator, me 5 fishekë, e cila u kishte rënë autorëve gjatë përleshjes fizike që kanë pasur me punonjësin e kompanisë.

Policia ishte njoftuar për ngjarjen nga pronari i kësaj shoqërie, i cili ishte përfshirë edhe vetë në konflikt. Ai lajmëroi Policinë pasi dy të dyshuarit u larguan, duke qenë se në momentin që ngjarja ishte në zhvillim, nuk ka mundur të kërkojë ndihmë. Arsyeja e konfliktit dyshohet se ka qenë prishja e kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti.

Më pas, debati ka agravuar më tej dhe njëri prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj kompanie, shtetasin me iniciale L.Sh., 26 vjeç. Autori i ka drejtuar atij pistoletën me silenciator, duke e kërcënuar se do ta vriste. Por punonjësi është përleshur fizikisht me të dhe ka arritur t’i kapë armën e zjarrit nga dora.

Në këtë moment, pistoleta ka rënë në tokë dhe dy të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Tashmë njëri nga autorët, 28- vjeçari Turullaj është arrestuar, por mbetet në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi me iniciale D.Y.

PLAGOSJA NË PËRMET

Personi tjetër që u arrestua nga Policia e Tiranës, 41- vjeçari Edmond Mamushi, sipas Policisë, ka tentuar të vrasë shtetasin Julian Hoxha, duke e plagosur me armë zjarri më 16 tetor të vitit 2016.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi Hoxha bashkë me xhaxhain e tij, shtetasin Artan Hoxha, e kishin plagosur me thikë autorin në maj të vitit 2014. Në atë kohë Policia pati arrestuar njërin nga autorët, Artan Hoxhën, ndërsa shpalli në kërkim nipin e tij, të cilin më pas e plagosi me armë zjarri Mamushi, në shenjë hakmarrjeje./Panorama

a.ç

 

Next Post
Emri/ Lëvizte me armë në brez, arrestohet në lokal i riu nga Pogradeci

Emri/ Lëvizte me armë në brez, arrestohet në lokal i riu nga Pogradeci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In