• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tentativë për grusht ushtarak

by Frrok Çupi
11/04/2023 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesë nga libri: “E pashë shtetin duke rënë” – Një retrospektivë e viteve të nxehta 1992 – 1997 nëpërmjet syrit të një analisti

Nga Frrok Çupi

Dje mjetet presidenciale të informacionit, Radio dhe Televizioni, transmetuan një lajm mbi takimin e Sali Berishës me Tomë Berishën. (Toma është një officer i dalë në lirim në Kroaci, ish kryetar i Partisë Demokratike atje). Sipas lajmit, Tomë Berisha, ka propozuar para Sali Berishës që të ndërtohet një Ushtri Mbarëkombëtare Shqiptare. Në të njëjtën kohë, në Tiranë ndodhet për vizitë në Presidencë, njëri nga eksponentët e LDK, përgjegjës për vjeljen e tre-përqindëshit nga emigrantët kosovarë në Europë.

Situata në Shqipëri është as luftë, as paqe; në një revoltë mbarëpopullore kundër qeverisë dhe Presidentit. Vendi i ngjanë një lehone, trupi i së cilës pranon çdo infeksion. Grushti i shtetit do të ishte lehtësisht i infiltrueshëm.

Para lajmit mbi krijimin e Ushtrisë Mbarëkombëtare, që përbën një grusht ushtarak shteti të organizuar nga Berishajt, le të dallojmë dy hollësira të rëndësishme: Përbërjen e delegaciont dhe propagandën që i bën Berisha i Shqipërisë vullnetit të ardhur nga Kroacia. Në delegacionin e përbërë prej ushtarakut Berishë të Kroacisë dhe aferës së vjeljes së parave në Kosovë, qëndron  ideja e organizimit të grushtit ushtarak. Ndërsa mësohet se këta kanë bërë thirrje në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Maqedoni, kudo ku jetojnë shqiptarë, që këta të mblidhen “për të shpëtuar atdheun e nëpërkëmbur nga shqiptarët e Shqipnies”, në të njëjtin ekip vjen edhe mbajtësi i parave që u janë vjelur punëtorëve kosovarë që punojnë në Europë. Tre përëindëshi i famëshëm është vjelur nën sloganin politik “ Rezistencë serbëve”.

Me sa merret vesh, në Tiranë janë mbledhur, në një thes, edhe ushtarakët, edhe paratë. Grushti ushtarak, me sa shikohet, është gati. Djem të mbledhur prej viseve jashtë shtetit ku jetojnë shqiptarë, të mashtruar sikur shteti-amë është në rrezik, janë rekrutuar për t’u vënë nën armë kundër bashkëkombësave të tyre në Shqipëri.

Presidenti i Republikës, tashmë i zhvlerësuar si autoritet i vendit të vet për shkak të katastrofës që shkaktoi, ka humbur disa “beteja”, deri edhe shanset me Ushtrinë dhe SHIK-un për të shtypur kryengritjen popullore në Jug .Me sa duket, Berisha ndjehet i frikësuar nga populli i pakënaqur dhe kryengritës. Për këtë arsye ai thërret në mbrojtje një Ushtri të paligjshme shqiptarësh të mbarë, ose “mbarëshqiptare”.

BALLKANI NË KRIZË PRESIDENTËSH

Edhe orët e fundit të jetës presidenciale, më i shkurtëri mes krerëve ballkanikë – Zhelu Zhelev, i përdori për të thënë disa fjalë që nxisin krizën politike në Bullgari. I futur i tëri në një pardesy të zi, herë si i  lumtur e herë si i tmerruar, ai deklaroi se “Nuk do të nënshkruaj emërimin e ndonjë kryeministri socialist”. Paçka se parlamenti bullgar sot për sot është i dominuar prej palës socialiste.

Pika e parë e marrjes së guximit prej krerëve të shteteve ballkanike për të “turbulluar” ujëra në zonat ku sundojnë, është ngjashmëria që gjëjnë tek njëri tjetri. Zoti Zhelev nuk do të ishte krejt i tillë, po të mos kishte të njëjtët homologë në Kroaci, në Bosnjë, në Shqipëri apo në Serbi. Presidentët aktuale të Ballkanit janë më problemorët e të gjitha kohëve. Ngjajnë si pika e ujit me njëri tjetrin.

Tiparet e përbashkëta?

Ndërsa kroati Tuxhman, një komunist i burgosur në periudhën e Titos, kishte mbyllur Radion indipendente “101” në Zagreb, të njëjtën gjë bëri  Millosheviçi në Serbi me Radion B 92. Në jug të Ballkanit, Presidenti i Shqipërisë vazhdon te funksionojë me të njëjtin ligj për median elektronike që ka funksionuar pushteti komunist për pesë dekada. Ditët e fundit, në mënyrë “naive” kanë mbirë disa radio dhe televizorë privatë, por vetëm ato që kanë lidhje me shtetin dhe partinë shtet. Projektligji që po përgatitet parashikon të hapen dy televizionë publikë; por në duar të qeverisë.

Në qoftë nuk ka pasur biseda të drejtpërdrejta telefonike mes presidentëve të Shqipërisë, Kroacisë e Serbisë, lidhja mes tyre vjen si shkak i qëndrimeve të njëjta ndaj demokracisë.

Nuk mund të thuash se Presidentët e Ballkanit i lidh apo i konflikton biseda me njëri tjetrin. “Zanati” vjen nga brenda, nga edukimi dhe prirja.

Ndërsa Presidenti kroat manipuloi zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së  kryeqytetit Zagreb, e njëjta gjë ndodhi në Beograd, në Tiranë dhe në Mostar të Bosnjës. Por ndërsa kroatët e Zagrebit u ngritën në protestë dhe serbët gjithashtu shkundën pluhurin e vjetër të Ballkanit, në Tiranë dhe në Mostar pati më shumë heshtje. Veçanërisht qytetarët e Tiranës heshtën për manipulimin e votave.

Ja se ç’situatë kanë krijuar presidentë të krisur në një hapësirë problematike:

Janar, 1997

Next Post
Shpërthen Patozi: Neveri ndaj atyre që tentuan të bëjnë pis këtë forcë të re të sapo krijuar

Sulmet e Berishës ndaj SHBA, Patozi: Alibi për humbjen, për të thënë i kisha të gjithë kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com