• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tentativat për vetëvrasje dhe vdekja e të birit 17 vjeç, jeta tragjike e këngëtares Sinead O’Connor

by Java News
27/07/2023 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sinéad O’Connor ishte një nga artistet më të famshme të Irlandës, por jeta e saj e shkurtër ishte sa e trishtë aq dhe tragjike.

Fituesja e Grammy-t, e cila vdiq të mërkurën në moshën 56-vjeçare, ka bërë bujë për katër martesat e saj të dështuara, betejën e saj me çrregullimin bipolar dhe vdekjen tragjike të djalit të saj adoleshent Shane në vitin 2022.

Por problemet e këngëtares “Nothing Compares 2 U” filluan shumë kohë përpara se ajo të bëhej e famshme në fund të viteve 1980, pasi ajo duroi një fëmijëri të mbushur me abuzime nga nëna e saj.

“Kujtesa ime më e hershme, është kur ajo më thoshte se nuk duhej të kisha lindur. Ajo nuk më donte… Ajo ishte një person që kënaqej, buzëqeshte duke të lënduar.”- është shprehur disa kohë më parë këngëtarja për të ëmën e saj.

Këngëtarja pretendoi se abuzimi fizik dhe emocional i nënës së saj vazhdoi derisa ajo u largua nga shtëpia në moshën 13-vjeçare.

Megjithatë, problemet e O’Connor sapo kishin filluar.

Dy vjet më vonë, adoleshentja problematike u dënua për vjedhje dyqanesh dhe më pas u detyrua të kalonte 18 muaj në një azil për tu rehabilituar.

“Unë kurrë nuk e kam përjetuar dhe ndoshta kurrë nuk do të përjetoj një panik, terror dhe agoni të tillë për asgjë,” kujtoi O’Connor për përvojën e tmerrshme në një intervistë me revistën Spin.

Në vitin 1985, kur O’Connor ishte 18 vjeç, jeta e saj mori një tjetër kthesë tragjike kur nëna e saj abuzive vdiq pasi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një autobus.

“E urrej që nuk mund ta dua atë”, zbuloi O’Connor në 2017, duke thënë se më në fund e kishte falur nënën e saj për abuzimin e saj.

“E urrej që nuk munda t’a përqafoj dhe t’i them se e dua. Unë do të isha kujdesur për të sepse ajo është një përbindësh. Më mungon tmerrësisht dhe më dhemb shumë.” vazhdoi ajo.

Jeta e dashurisë së O’Connor u dëmtua po aq nga thyerjet e zemrës dhe trazirat. Ajo kishte katër fëmijë dhe katër martesa.

Martesa e saj e parë, me producentin e muzikës John Reynolds, rezultoi në lindjen e djalit të saj Jake në 1987.

Ajo më pas abortoi fëmijën e saj të dytë me Reynolds pas ndarjes së tyre në 1989.

Jo shumë kohë më pas, O’Connor filloi një lidhje me gazetarin irlandez John Waters, me të cilin ajo mirëpriti vajzën Roisin në 1996.

Megjithatë, dyshja u ndanë shpejt dhe luftuan një betejë të ashpër dhe shumë publike në gjykatë për kujdestarinë e vajzës së tyre të vogël.

Në mesin e viteve 2000, O’Connor mirëpriti dy fëmijë të tjerë. Në vitin 2004, ajo lindi djalin Shane, baba i këngëtarit folk Donal Lunny. Në vitin 2006, ajo lindi djalin Yeshua, babai i të cilit ishte Frank Bonadio.

O’Connor pati edhe tre martesa të tjera të dështuara, secila prej të cilave zgjati më pak se një vit.

Martesa e saj e katërt, me terapistin Barry Herridge, përfundoi vetëm pas një jave.

Ndërkohë, O’Connor kishte pasur shumë probleme me sëmundjet mendore dhe zbuloi në vitin 2007 se po luftonte me çrregullimin bipolar.

Në vitin 2017, ajo i frikësoi fansat  pasi postoi një video duke shpërthyer në lot në Twitter duke thënë se ishte ndjerë e vetme që nga humbja e kujdestarisë së djalit Shane katër vjet më parë.

“Unë jam vetëm, nuk është askush në jetën time,” deklaroi O’Connor në video.

Janarin e kaluar, ngjarja më tronditëse e jetës së O’Connor ndodhi kur Shane vrau jetën në moshën 17-vjeçare.

Artistja e cila kishte humbur kujdestarinë e Shane në 2013, u shkatërrua nga vdekja e tij.

“Kam vendosur të ndjek djalin tim. Nuk ka kuptim të jetosh pa të”, shkroi ajo më vonë në Tëitter. Shkaku i vdekjes së vetë O’Connor nuk është bërë ende i ditur.

Ajo ka lënë pas tre fëmijët e tjerë dhe një nip 7-vjeçar.

Të dashurit e saj e konfirmuan vdekjen e këngëares duke thënë: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinéad-it tonë të dashur. Familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.”

/f.stafa

Next Post
EMRAT/ Përfituan gati 5 mln euro, kush janë të arrestuarit e grupit të Call Center

EMRAT/ Përfituan gati 5 mln euro, kush janë të arrestuarit e grupit të Call Center

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com