• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentativa për grabitjen e bankës, merret në pyetje personeli: Orenditë e zyrës i gjetëm të rrëzuara

by A R
23/02/2022 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani i grabitësve për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë është zbuluar edhe nga vetë punonjësit të cilët kanë sinjalizuar policinë. Këta të fundit kishin marrë informacion edhe më herët dhe mbanin nën mbikëqyrje hyrje-daljet tek tuneli i kanaleve të kullimit.  Gjatë ditëve të fundit, punëtorët e bankës kanë pikasur orendi dhe sende të rrëzuara në tokë dhe të thyera. Këto dyshime kanë bërë që policia të nisë verifikimet, çka zbuloi dhe planin e grabitësve. Punonjësit e bankës janë marrë në pyetje dhe kanë treguar dhe zhurmat e krijuara nga gërmimet.

Grupi hetimor i policisë së Tiranës ka bindjen se autorët që tentuan të grabitin një bankë të nivelit të dytë të kenë patur informacion të planimetrisë së tunelit të nëndheshëm, ku gërmuan për të mbërritur tek destinacioni final. Për këtë blutë kanë marrë në pyetje punonjës të mirëmbajtjes së kanalit por dhe punonjës të rrjetit elektrik që kanë akses tek planimetria e tunelit.

Nga pyetja paraprake, sipas burimeve ata kanë mohuar të kenë lidhje me këtë skemë. Ata janë lënë të lirë, ndërsa hetuesit tashmë janë duke punuar me provat e mbledhura në vendin e ngjarjes. Shkalla e drurit, dhe vegla të tjera pune, që janë gjetur në tunel, janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore, për të përftuar të dhëna për identitetin e autorëve. Krahas kësaj ka nisur këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve në bulevardin “Zogu 1”. Nga pamjet filmike janë evidentuar persona të dyshimtë që hynin në kohë të ndryshme gjatë ditës tek tuneli poshtë korsisë së biçikletave.

Burimet thonë se autorët e dyshuar janë pikasur edhe gjatë orëve të pasdites, kur përfundon turni i punëtorëve të mirëmbajtjes së kanalit kullues. Autorët që për policinë nuk është përcaktuar sa persona kanë bashkëpunuar për të kryer grabitjen, kanë gërmuar për rreth 1 muaj. Ata ishin thuajse drejt përfundimit të gërmimeve, pranë ambienteve të bankës së nivelit të dytë që ndodhet 290 metër nga hyrja e tunelit.

/a.r

Next Post
Pas vetëvrasjes së një vajze, policia nxjerr zbuluar dy shqiptarët që shisnin drogë

Pas vetëvrasjes së një vajze, policia nxjerr zbuluar dy shqiptarët që shisnin drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

January 20, 2026
“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

January 20, 2026
“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In