• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentativa e parë e vrasjes, si u justifikua Kasemi, ja çfarë ndodhi në plazh

by A R
07/09/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtari Fadil Kasemi, i arrestuar më 31 gusht, për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, ka tentuar në mënyrë të dukshme t’i shmanget përgjegjësisë, pasi kërcënoi me armë ish-gruan e tij në korrik 2015, shkruan “Panorama”.

Dokumentet hetimore të çështjes, të cilat janë siguruar dje nga gazeta “Panorama”, zbardhin dëshminë që i arrestuari ka dhënë zyrtarisht pasi u arrestua me akuzën, se kërcënoi gjyqtaren në prani të fëmijëve në plazhin e Golemit në Kavajë.

Atë ditë, gjyqtares i janë shkaktuar shenja në fytyrë, ndërsa prej dhunës i është thyer dhëmbi, evidenton raporti mjekoligjor i kësaj çështjeje për dëmtimet fizike te 39-vjeçarja.

“Pas ngjarjes, Fadili është ulur në shezlong, duke mbajtur kokën me duar dhe kur ka shkuar policia për ta shoqëruar, është prezantuar me gjeneralitete të sakta dhe nuk ka paraqitur rezistencë. Nga verifikimi me gypin dikator alkooli, rezultoi se shtetasi Fadil Kasemi kishte përdorur pije alkoolike dhe përmbajtja e alkoolit ishte 0,1% – 0,2 %.

Ai ka pretenduar se ka konsumuar vetëm raki dhe verë në sasi që nuk justifikojnë atë shkallë përqendrimi të konstatuar”, thuhet në dokumentet e çështjes. Sipas saj, i pandehuri Fadil Kasemi gjatë hetimit ka pretenduar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe nuk i perceptonte drejt gjërat, por ka thënë se arma dhe çanta nuk janë të tijat.

“Në lidhje me çantën, ka pretenduar se ajo i përkiste një personi që nuk e njihte e që e kishte provokuar, duke iu ulur në tavolinë, si dhe i kishte marrë çelësat e veturës dhe i kishte futur në çantë”, thuhet më tej në dokumentet zyrtare të çështjes së hetuar në Prokurorinë e Kavajës dhe të gjykuar në gjykatën e këtij qyteti.

Sipas hetimit, edhe makina tip “BMW”, çelësat e së cilës u gjetën e u sekuestruan në çantën ku ishte pistoleta, i përkiste Fadil Kasemit i cili e kishte blerë pa bërë dokumentet përkatëse, pasi e kishte në provë për disa ditë.

ÇFARË NDODHI NË PLAZH

Më 19.07.2015, rreth orës 16:00, shtetasja Fildes Hafizi së bashku me djalin e saj, A. Kasemi, ka dalë nga dhoma që kishte marrë me qira në plazhin e Golemit për të shkuar te shezlonget në anë të detit, kur ka parë se drejt tyre po afrohej ishbashkëshorti i saj, i pandehuri Fadil Kasemi. Ky i fundit, kur ka konstatuar se Fildesi e ka parë, është afruar me vrap, pa i lënë mundësi Fildesit që të largohet apo të fshihet.

Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar të hapte një çantë (marsupio) dhe të nxjerrë diçka prej saj. Fildesi, duke dyshuar se ai donte të nxirrte armë, i është drejtuar duke iu lutur që të mos i linte fëmijët jetimë, si dhe ka tentuar t’i marrë çantën.

Fadili ka reaguar, duke e goditur në fytyrë me grusht dhe e ka rrëzuar në rërë. Ata janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin e aty fillimisht ka ndërhyrë djali i tyre A., i cili ka parë të atin të hapë çantën e të tentoje të nxjerrë prej andej një send, që ai e ka identifikuar pistoletë, por që nuk e ka nxjerrë atë.

Aty kanë ndërhyrë dhe persona të tjerë, pushues që ndodheshin aty. Duke përfituar nga kjo ndërhyrje, Fildesi ka mundur t’i marrë çantën që kishte rënë në tokë e të vrapojë drejt hotel “Horiozontit”, ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin Saimir Gjuzi, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja dhune në fytyrë dhe po bërtiste:

“Po më vret, po më vret” dhe i ka kërkuar ndihmë, si dhe të njoftonte policinë. Policia ka mbërritur shumë shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorëzuar çantën, të cilën e kishte pasur i pandehuri Fadili Kasemi./a.m.

Next Post
Pse disa femra tradhëtojnë? A është fjala për hormonet apo pakënaqësia e lidhjes?

Fantazitë e shfrenuara në shtrat që femrat druhen t'i thonë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In