• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tentativa” e Gaz Bardhit dhe kompani, për t’i dorëzuar PD Sali Berishës në mënyrë të kontrolluar!

by Poli Hoxha
05/06/2023 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Nuk dua ti paragjykoj duke thënë se Gazmend Bardhi dhe kompani, me ndërgjegje dhe plan të paramenduar, po ja dorëzojnë në pjatë të argjentë PD-në, Sali Berishës, pasi ai dështoj ta realizojë këtë duke përdorur çdo mënyrë të mundshme. Gjithsesi ai sot në rasti më të mirë, ka konsumuar një puç statutor brenda Partisë Demokratike.

Fakt është se ai ka mbledhur grupin parlamentarë dhe me një grusht deputetësh, të cilët janë shumë më pak se gjysma, ka marrë vendime të cilat i kanë tagër institucionet drejtuese si Kryesia, Kuvendi Kombëtarë apo Kolegji i Kryetarëve.

Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë parti në këto 32 vite pluralizëm.

Pra sot Gazmend Bardhi dhe ai grusht deputetësh, u kanë thënë demokratëve, se PD është e Grupit Parlamentarë dhe jo e kundërta: deputetët janë të partisë siç edhe janë të regjistruar në Kuvend.

Ky grusht institucional shkon edhe më tej: Deputetët vendosin se si do të organizohet partia, kur do të bëjë zgjedhje, si do t’i bëjë, me kë do bisedojnë dhe për çfarë do vendosin.

Bardhi, Tabaku, Koreshi, Sula, Çupi dhe disa syreshë të tjerë të cilët kanë dalë deputetë nga lista dhe jo nëpërmjet garës në bazë, po i tregojnë kryetarëve të degëve të partisë, anëtarëve të Këshillit Kombëtarë dhe Kryesisë, se janë ata që vendosin edhe për mënyrën si do bëhet inventari i anëtarësisë; si do të bëhet riorganizimi nga lartë apo poshtë, kur do votohet për vendin vakant të kryetarit dhe si do të udhëhiqen delet demokrate nga “dy krenat” Bardhi dhe Tabaku!

Ky akt i rëndë brenda PD-së, në fakt nuk konsiston fare te të gjitha këto absurditete që rreshtuam më lartë.

Finalja, me ndërgjegje apo jo, rezulton në tjetër gjë.

Gazmend Bardhi deklaroj pas kësaj mbledhje sa idiote, aq edhe të turpshme, se për hir të “bashkimit” ai është gati që të ulet edhe me Sali Berishën!

Gaz Bardhi ky! Deri dje thoshte kurrë me nongratat dhe vetëm në aleacë dhe në krah të SHBA dhe perëndimit!

Në funksion të një “bashkimi” artificial dhe jo parimor duke “harruar” vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit, rruga që tregohet është çuarja e PD në mënyrë të kontrolluar në prehrin Berishës. Për t’i paraprirë mbledhjes së kryesisë ditën e martë, ai këtë të hënë po takon kolegjin e kryetarëve.

Fillimisht tentoj t’i copëzonte duke shpikur “Kolegjin” e Veriut, Jugut, Shqipërisë së Mesme, Lushnjes, Peqinit…

Por dështoj sepse ata kryetarë dhe baza që drejtojnë, e kanë mbajtur PD-në në kohën që Berisha, vetëm plumbin nuk ju ka dhënë gjatë këtij një vit e gjysmë.

Ata këmbëngulën dhe mbrëmjen e kësaj të marte, ai i ka të 61 përballë.

Çfarë do tu thotë; që ai bashkë me Jorin, Dashin dhe Sajen e Lushnjes kanë vendosur ti çojnë “derr në thes” te Berisha dhe Muli me shokë?!

Po pse ti çojë e ti bashkojë Gazi te Berisha, ata dhe 103 mijë demokratët që i qëndruan furisë në 14 maj?!

Nuk shkojnë dot vetë ata te Berisha, por u duhet si ndërmjetës Bardhi?!

Nuk shkonin dot që në fillim pasi SHBA e shpalli nongrata dhe vendosi vijën e kuqe për partinë, nëse nuk distancohet nga berishizmi?!

Nuk bashkoheshin dot vetë ata me Foltoren që kur i joshte, i kërcënonte dhe i baltoste Berisha dhe gjithë autopalantët e tij?

Pse është më i zgjuar se ata Gazi me Jorin, Sajen, Dashin e të tjerë?!

Ata e njohin para tyre Berishën dhe po të jetë se sakrificat dhe qëndresa e stërmundimshme që bënë për një PD proamerikane paska qenë në dorë të një grushti deputetësh që kujtojnë se ata janë më të rëndësishëm dhe mbi partinë, atëherë hallin dhe borxhin te Berisha, e paskan pasur vërtet të madh!

Next Post
“Kadastra, portreti i turpit tonë”/ Rama: Do të mbyllim sportelet, shërbimi do të jepet online. Brenda muajit fillon…!

“Kadastra, portreti i turpit tonë”/ Rama: Do të mbyllim sportelet, shërbimi do të jepet online. Brenda muajit fillon…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com