• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tentativa e arratisjes së Çekajt dhe Pjetrit, nën hetim 3 të paraburgosur të tjerë dhe 6 gardianë

by
12/08/2021 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë zgjeruar hetimet e prokurorisë pas tentativës së dështuar të arratisjes së dy të burgosurve nga burgu ‘313’. Report Tv mëson nga dosja e prokurosisë se 3 të paraburgosur të tjerë nën hetim me dyshimet se kanë pasur dijeni për planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit. Konkretisht, nën hetim nga Prokuroria për “Moskallëzim krimi”, janë Dritan Sinani, Elvis Fajzullahu dhe Bekim Bulica.

Po ashtu nën hetim janë vënë edhe 6 punonjës të policisë së burgjeve për ‘shpërdorim detyre’. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se me veprimin dhe mos veprimin nga ana e punonjësve të policisë Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Radion Maloku, Edmond Prenga, janë konstatuara elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi ata nuk kanë ushtruar kontroll fizik dhe të mjeteve apo pajisje që i paraburgosuri Fatmir Pjetri kishte me vete. Konkretisht ai kishte çantën e kuqe, ku ndodhej litari dhe sendet e forta, atë të hekurit në itinerarin e ndjekur prej tij nga dhoma e tij deri në vendin që ka kërcyer nga taraca.

Pjesë nga dosja hetimore

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele dolën dje para gjykatës së Tiranës, e cila konfirmoi izolimin për 90 ditë pas tentativës së dështuar të arratisjes.  Prokuroria kërkoi t’i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës, ndërkohë që ka njoftuar se po heton po kryen hetime edhe për nëse ka ndonjë prej policëve të burgjeve që mund të ketë bashkëpunuar.

Arbër Çekaj ka mohuar planin e arratisjes, duke u shprehur se ka dalë jashtë vetëm për ajrosje. Përmes një letre dërguar mediave, avokatja mbrojtëse e Arbër Çekajt, ka hequr të gjithë përgjegjësinë e klientit të saj nga plani i arratisjes nga burgu. Ajo ka akuzuar Fatmir Pjetrin si organizuar të arratisjes. Ndërsa Lulzim Çepele ka thënë para gjykatës se nuk ia kishte idenë se ç’po ndodhte me arratisjen dhe se ai ka tentuar vetëvrasjen për shkak të presionit.

Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar u tentua që të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet pak ditë më parë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e të Çepeles për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313. Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital, ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të burgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Të dënuarit do të largoheshin me litar të improvizuar duke lidhur çarçafët me njëri-tjetrin. Sipas drejtorisë së burgjeve, të burgosurit do të përballen me akuzën e tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.  Pas kësaj ngjarjeje instancat drejtuese të burgjeve kanë urdhëruar rivlerësimin e masave të sigurisë si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Kujtojmë se Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Kurse Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal ‘Babagjyshët’ të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

/b.h

Next Post
A ndikojnë vaksinat e COVID në shanset për shtatzëni? Ekspertët shuajnë të gjithë dyshimet

A ndikojnë vaksinat e COVID në shanset për shtatzëni? Ekspertët shuajnë të gjithë dyshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com