Në Durrës, banorët janë ngritur në protestë pas përmbytjeve dhe kanë marshuar drejt Bashkisë së qytetit.
Raportohet se situata është e tensionuar pasi protestuesit, së bashku me dy deputetët e PD-së, Oerd Bylykbashin dhe Arjan Ndojën, po tentojnë të futen me forcë në Bashki.
Protesta nisi pasditen e kësaj të enjteje me thirrjet: “Durrësi, skenë e krimit” dhe “Shpallni gjendjen e emergjencës”.
Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit.











