Protestuesit e PD-së dhe LSI-së janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ky është stacioni i fundit i tyre. Protesta e pestë kombëtare e opozitës jokuvendore kundër qeverisë u mendua të zhvillohet me marshime drejt pesë institucioneve që sipas opozitës janë vegla të qeverisë: Kryeministrisë, Parlamentit, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Disa protestues në zonën para Kuvendit hodhën gurë në drejtim të institucionit.
Lideri demokrat Lulzim Basha, qëndroi krah ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-deputetëve demokratë përpara godinës së Ministrisë së Brendshme në heshtje.
Më tej marshimi vijoi për të shkuar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Situata nisi të tensionjohet, ku përveç flakadanëve të hedhur në oborrin e institucionet, u thyen edhe xhamat me gurë dhe mjete të tjera.
/a.rada