• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensioni në veri të Kosovës/ Lajçak: Rama po luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën

by Java News
28/06/2023 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vlerëson se zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës, duhet të mbahen në muajt në vijim.

Ai ka folur rreth propozimit të Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare, nga e cila “Kurti dhe Vuçiq nuk do të dilnin pa arritur marrëveshje”. Lajçak ka thënë se me këtë propozim Rama ka shkuar dje te Shefi i Diplomacisë Europiane Josep Borell.

 Është nismë e Edi Ramës. Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritativ për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me ​​të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje. Ky është propozimi me të cilin ai erdhi. Jemi në kontakt të përditshëm me SHBA-në dhe kryeqytetet kryesore evropiane. Por sigurisht, platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve është dialogu dhe ne duhet t’i kthehemi dialogut” ka thënë Lajçak.

Lajçak theksoi se kjo është një nga pikat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u pajtuan nga takimi i fundit në Bruksel, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrelin.

“Sigurisht që zgjedhjet e reja duhet të mbahen në muajt në vijim. Dhe kjo ishte një nga pikat për të cilat Vuçiç dhe Kurti ranë dakord. Është e qartë se kryetarët e bashkive nuk kanë legjitimitetin që duhet të kenë. Kryetar komunash me legjitimitet mund të jenë vetëm ata të zgjedhur nga serbët e Kosovës. Pyetja me të cilën po merremi është se kur dhe si do të arrijmë atje. Dhe sigurisht, që serbët të kenë motivimin për t’u ndjerë të sigurt dhe se kemi zgjedhje të lira”, u shpreh Lajçak.

I dërguari i BE-së, për takimin e të enjtes së kaluar theksoi se ishte vetëm për menaxhimin e krizës që është krijuar në veri të Kosovës.

Ai shtoi se Kurti dhe Vuçiçi e kanë kuptuar se sa e rëndë është situata, dhe kjo sipas tij, është gjëja pozitive nga ky takim.

“Ai takim të enjten e kaluar në Bruksel ishte një takim për menaxhimin e krizës. Pra, nuk ishte një takim kushtuar normalizimit, dialogut, fatkeqësisht. Gjëja pozitive është se edhe Vuçiq edhe Kurti e kuptuan se sa e rëndë është situata. Askush nuk e fsheh këtë dhe nuk pretendon se nuk kemi krizë serioze në veri. Dhe së dyti, ata ranë dakord se një nga elementët kryesorë të daljes nga kriza janë zgjedhjet e reja. Aty ku ata nuk u pajtuan ishte çështja e de-përshkallëzimit. Si do të funksionojnë këta kryetarë dhe nga ku”, shtoi ai.

/f.stafa

Next Post
Komisioni i BE-së: Gati baza ligjore për prodhimin e euros dixhitale

Komisioni i BE-së: Gati baza ligjore për prodhimin e euros dixhitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In