• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Tensioni në veri të Kosovës/ KFOR: Të gatshëm për të reaguar nëse është e nevojshm

by Java News
21/12/2022 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KFOR është ende duke e analizuar kërkesën e Serbisë për dërgimin e 1000 trupave policore e ushtarake në veri të vendit. Kjo u bë e ditur vetë nga ky mision që tha se do të vazhdojnë të ofrojnë një mjedis të sigurtë duke inkurajuar dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.

“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të ofrojmë lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë udhëheqësve aftësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thonë nga KFOR.

Duke folur për stërvitjen në Novosellë, KFOR thotë se e kanë të rëndësishme për t’u trajnuar dhe testuar aftësitë e njësive të saj për të garantuar lirinë e lëvizjes duke përdorur mjetet në dispozicion në rast se marrëveshjet politike nuk përmbushen dhe iu kërkohet ndërhyrja.

“Për shkak të kompleksitetit të mjedisit aktual operativ, është thelbësore që këto sisteme dhe aftësi të testohen pasi që ato zvogëlojnë rrezikun kolektiv nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të përmbushen. Ka shumë akterë në terren të përkushtuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të përgatitur të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme ta parandalojmë përshkallëzimin, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, vijon KFOR.

Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it ka shtuar prezencën në kufi në Jarinje duke pasur parasysh protestën e organizuar nga grupet kriminale që erdhën nga Beogradi, me qëllim, sipas autoriteteve të Kosovës, djegien e pikës doganore të Jarinjës. Mirëpo, KFOR thotë se ngjarja u mbyll pa të lënduar.

“KFOR-i tregoi ekuilibër dhe vendosmëri gjatë gjithë ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar dhe tensionet janë ulur për shkak të koordinimit ndërmjet partive zyrtare dhe udhëheqjes së KFOR-it”, bëri të ditur ky mision.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuçia, deklaroi se KFOR-i ka aftësitë dhe mjetet e duhura për të penguar dhunën në rajon dhe për të siguruar kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejshëm politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të ecur përpara, nën lehtësimin e BE-së.

KFOR-i beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sjelljes agresive për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë është i papranueshëm dhe perceptohet si provokim. Sipas KFOR, është përgjegjësi e të gjithëve për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë kolektive të rajonit.

 

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO përbëhet nga më shumë se 3700 personel nga 27 vende – duke përfshirë aleatët e NATO-s dhe partnerët e angazhuar për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të ofruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. /KosovaPress/

Next Post
Derbi për kreun e superligës/ Tirana e Partizani kanë vetëm një pikë diferencë mes tyre

Derbi për kreun e superligës/ Tirana e Partizani kanë vetëm një pikë diferencë mes tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com