• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensioni në veri të Kosovës/ Begaj: Sjell pasoja për rajonin! Autoritetet të kenë durim e të koordinohen me partnerët strategjikë

by Java News
07/06/2023 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj thotë se konflikti në veri të Kosovës nuk i shërben stabilitetit të rajonit në një kohë kur është në procesin e integrimit në BE. Në takimin me presidentin e Estonisë, Alar Karis, u shpreh se i gjithë tensioni sjell pasoja për rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar ndaj e cilëson të domosdoshme zgjidhjen.

Për ndikimin në nismën e ‘Open Balkan’,, Begaj thotë se iniciativa mbetet e mirëseardhur për aq kohë sa sjell përfitime ekonomike.

“Askush nuk është i kënaqur me situate apo sjellje që nuk i shërbejnë stabilitetit të rajonit aq më tepër kur është në proces të integrimit. Ndërsa të gjithë ne prisnim të zhvilloheshin negociata mes Kosovës e Serbisë, kemi pasur një tensionim të situatës, e cila ka ardhur si rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe në veri të Kosovës dhe ushtrimit të dhunës nga grupe kriminale. Kjo sjell pasoja për rajonin por edhe për komunitetin ndërkombëtar siç është sforcimi i panevojshëm i partneriteteve. Mendoj që situate kërkon një zgjidhje e cila besoj se do të merret në konsideratë nga drejtuesit dhe 2 faktorët kryesorë. Sa i përket nismave rajonale, çdo nismë është pozitive dhe e domosdoshme dhe e rëndësishme. Për Ballkanin e Hapur, kjo është iniciativë e konceptuar vetëm si ekonomike që do të sillte përfitim përmes shkëmbimit të mallrave, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe burokracive. Nëse sjell iniciativë ekonomike, është e mirëserardhur si nismë. Çdo iniciativë rajonale është e lidhur me objektivin tonë strategjik që është integrimi në BE. Nëse nuk bashkëpunojmë me njëri tjetrin si mund të kërkojmë të bashkëpunojmë me komitetin e BE”, tha Begaj.

Ndër të tjera, presidenti Begaj tha se ka komunikime me autoritetet në Kosovë dhe i kërkon që të kenë durim e të koordinohen me partnerët strategjikë për të gjetur zgjidhje.

“Komunikimi im me Kosovën është i vazhdueshëm, me autoritetet më të larta, me komandantin e KFOR dhe disa president të rajonit. Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te marrëveshja në Bruksel dhe anekset e dakordësuara në Ohër. Duhet të fokusohemi te prioritetet. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është i domosdoshëm. Kam bërë thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që në këtë situatë duhet të kenë durim, mature dhe duhet të dëgjojnë e të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm s’duhet të jetë opsion”, tha Begaj./m.j

Next Post
Besian Ajazi e Bukurosh Maçi betohen si Kryetar bashkie, Gjiknuri: Do çojnë  përpara projektet transformuese

Besian Ajazi e Bukurosh Maçi betohen si Kryetar bashkie, Gjiknuri: Do çojnë përpara projektet transformuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

August 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

August 21, 2026
Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

August 21, 2026
Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

August 21, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Vizita e Mickoskit dhe mungesa e himnit / Martin Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

August 21, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

Ethet e gushtit në PS, Rama mbledh ministrat në Pogradec: “Prova” dhe sinjalet për 6 ndryshime në Qeveri?

August 21, 2026
Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

August 21, 2026
Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

August 21, 2026
Karakaçi: Shqipëria instalon 600 MW kapacitete të energjisë së rinovueshme

Karakaçi: Shqipëria instalon 600 MW kapacitete të energjisë së rinovueshme

August 21, 2026
Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com