• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensioni mes Berishës dhe Alibeajt në Kuvend/ Bumçi: Pakica në PD po ushtron dhunë ndaj nesh

by Java News
21/04/2022 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, është pyetur për tensionin në sallën e Kuvendit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajt.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se përse tensioni brenda PD tashmë ka kaluar edhe në sallën e Kuvendit, duke ju referuar shtyrjes që Berisha i bëri Alibeajt, Bumçi tha se kjo vjen pasi pakica kërkon t’i imponohet shumicës.

Sipas Alibeajt sot në Shqipëri ka dy diktatura, një është e Edi Ramës, dhe tjetra brenda PD-së, ku pakica dhunon shumicën dhe kërkon të bëjë opozitën.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Situatë e tensionuar e PD duket se është transferuar në sallën e Kuvendit?

Bumçi: Jemi në një situatë anormale, blerje masive të votës, përdorim të bandave, administratës, e rëndë sa të gjitha këto bashkë përdorimi i të dhënave personale, pra kjo nuk është shumicë legjitime. Kjo situatë jo demokratike në Shqipëri ka 6 muaj, por që tani ka marrë zgjidhje politike dhe ligjore. Çfarë është bërë që një pakicë të dhunojë shumicën në PD. Basha mori një vendim, dhe demokratët vepruan në kuvendin e 11 dhjetorit, referendumin e 18 dhjetorit, dhe këta demokratë treguan se shumica është me zotin Berisha.

Xhokaxhi: Dhe kjo justifikon atë që ndodhi sot?

Bumçi: Ndërhyrja e dhunshme në demokraci, si mund të ndërhysh brenda një partie ku pakica dhunon shumicën?

Xhokaxhi: Kush po ndërhyn, po flisja për atë që ndodhi mes Berishës dhe Alibeajn?

Bumçi: Në Shqipëri kemi dy diktatura Ramën që po dhunon Shqipërinë, por kemi dhe diktaturë në opozitë ku pakica kërkojnë të bëjë opozitën.

Xhokaxhi: Me këtë pakicën që kërkon të dhunojë shumicën nuk und të gjendet gjuha e përbashkët?

Bumçi: Ne kemi bërë gjithçka që njerëzit mund ta mendonin dhe si normale kur ne fituam, ne nuk u sollëm me teprim. Berisha shkoi në zyrën e Alibeajt, që duhet të ishte e kundërta.

Xhokaxhi: Berisha nuk shkoi në zyrë, shkoi të merrte PD-në?

Bumçi: Shkoi në zyrë, mund t’i kishte trajtuar edhe sikur nuk ekzistojnë, por i shkoi në zyrë dhe i tha ti je kryetar i grupit, mblidhe grupin dhe le të jetojmë në diversitet.

Xhokaxhi: Përderisa e lejoi kryetar grupi, pse ankohet që Rama dhe Balla zgjodhën zotin Alibeaj për negociata?

Bumçi: Alibeaj u rri të gjitha vendimeve të Bashës, pro me një ndryshim, pasi Basha i mori para se të merrej vesh se kush ishte shumica, ndërkohë që Alibeaj i thotë Berishës që ti je i përjashtuar./m.j

Next Post
Përkeqësohet moti/ Ndalohet dhënia e leje-nisjes për anijet e vogla në Vlorë, sa pritet të zgjasë

Përkeqësohet moti/ Ndalohet dhënia e leje-nisjes për anijet e vogla në Vlorë, sa pritet të zgjasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In