• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

by A R
08/04/2026 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i sigurisë, Ermal Jauri, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se situata aktuale nuk mund të konsiderohet një armëpushim i mirëfilltë.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur tregon se kostoja e kompromisit është më e madhe se ajo e negocimit për një marrëveshje të mirëfilltë.

“Në gjykimin tim, kjo që ndodhi nuk është armëpushim. Është thjesht një tregues se palët po përpiqen të shmangin kostot e një përshkallëzimi më të madh,” u shpreh ai në emisionin “Trialog” në RTSH.

Jauri vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë përfshirë Libanin si pjesë të negociatave në tryezë, çka sipas tij e nuk e bën pejsë të armëpushimit pas sulmeve izraelite në Bejrut.

Ai theksoi se, për sa kohë nuk ka një marrëveshje të qartë armëpushimi që përfshin edhe Libanin, nuk mund të flitet për shkelje të tij.

Eksperti shtoi gjithashtu se aktualisht fokusi nuk është më tek regjimet, por tek çështje strategjike si Ngushtica e Hormuzit, e cila nuk ka qenë më parë pjesë e diskutimeve para nisjes së sulmeve. Sipas tij, kjo ngushticë mbetet një nyje kyçe për energjinë globale dhe çdo përshkallëzim atje nuk do të kishte fitues.

“Në gjykimin tim, kjo që ndodhi nuk është armëpushim, por tregoi se kostoja e kompromisit është më e madhe se kostoja e negocimit për një marrëveshje. SHBA nuk tha se Libani është pjesë e këtij propozimi dhe pjesë e negociatave në tryezë. Pritej diçka e ngjashme, pasi nuk pati një marrëveshje të mirëfilltë armëpushimi, por vetëm pika që aludohen dhe hidhen nëpër media.

Për sa kohë armëpushimi në Liban nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes, nuk mund të themi që ka një shkelje të armëpushimit. Sot nuk po diskutohet për regjimin, por për Ngushticën e Hormuzit, e cila nuk ka qenë kurrë temë diskutimi para nisjes së sulmeve”, tha ai.

Në analizën e tij, Jauri theksoi se asnjë palë nuk ka arritur një fitore të plotë, por të gjitha janë “kënaqur me pak”. Ai shtoi se Irani, pavarësisht presionit, ka arritur të mbetet pjesë e tryezës së negociatave, duke e konsideruar këtë si një lloj avantazhi përballë Izraelit dhe SHBA-së.

“Nuk kemi një marrëveshje të mirëfilltë. Situata mbetet e hapur dhe komplekse,” përfundoi ai.

Next Post
Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In