• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet/ Nëse nuk ka negociata Iran-SHBA, mund të shpërthejë lufta

by Java News
16/05/2019 23:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur tensionet midis Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe Iranit janë rritur, edhe pse liderët e këtyre dy vendeve nuk kanë përmendur mundësinë e luftës në deklaratat e tyre, zhvillimet e fundit e bëjnë të vështirë që kjo mundësi të injorohet.

Eksperti politik iranian Reza Alijani, i cili njihet për afërsinë me reformistët, beson se tensionet midis SHBA-së dhe Iranit mund të eskalojnë në një luftë të shkallës së vogël e cila do të zgjasë një kohë të shkurtër.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Alijani tha se SHBA vazhdojnë që përmes sanksioneve ekonomike të ushtrojnë presion ndaj Teheranit dhe ta detyrojnë atë të ndalojë aktivitetet bërthamore.

“Nëse nuk ka negociata, ndodh luftë e kufizuar”

“SHBA do të vazhdojë presionin për të reduktuar ndikimin e Iranit në rajon. Nëse Teherani nuk dëshiron negociata, SHBA mund të nisë një sulm ajror në shkallë më të vogël nëpërmjet të cilit do të godiste objektet bërthamore të Iranit dhe bazat ushtarake”, vlerëson Alijani.

Ai beson se presidenti amerikan Donald Trump po kërkon së pari ta dobësojë Iranin nga pikëpamja ekonomike.

“Trump nuk dëshiron asnjë ndryshim të pushtetit në Iran. Të provohet diçka e tillë do të kushtonte shumë. Qëllimi është që Irani të dobësohet me sanksione ekonomike dhe kështu të bëhet e vështirë që ai të sigurojë fonde për popullin dhe të ndalojë mbështetjen financiare për degët e tij rajonale”, thotë Alijani.

Ai gjithashtu foli mbi deklaratën e liderit suprem të Iranit Ali Khamenei, i cili është shprehur se Irani nuk do të negociojë.

“Megjithëse Khamenei ka dhënë deklaratë kundër negociatave, kushtet do t’i bëjnë negociatat të domosdoshme dhe do ta shtyjnë liderin e Iranit të bëjë hap mbrapa”, thotë Alijani.

I pyetur në lidhje me dilemat nëse populli në Iran do të qëndronte në anën e shtetit në rast të një lufte të mundshme, ai beson se njerëzit në Iran janë të shqetësuar nga politika e jashtme e qeverisë.

“Populli mendon se ekspansionizmi shiit nuk do t’i sjell dobi vendit. Nëse Teherani dëshiron të ulet me vendosmëri në tryezën e negociatave me SHBA-në, ai duhet të sigurojë paqen brenda vendit dhe të mbyllë hendekun midis popullit dhe qeverisë”, shprehet eksperti politik.

“SHBA mund t’i godasë bazat e gardës revolucionare”

Eksperti iranian për marrëdhëniet ndërkombëtare, Davud Hermidas Bavand, në një deklaratë për gazetën Arman është shprehur se fakti që SHBA ka vendosur Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste ka rritur mundësinë që ajo të sulmojë pozicionet e gardës.

“SHBA ka vendosur Gardën Revolucionare në listën e saj të organizatave terroriste. Kështu, ajo i ka bërë legjitime të gjitha sulmet që do t’i realizojë kundër Iranit. Ata mund të shënjestrojnë bazat e gardës në territorin e Irakut dhe Sirisë, duke i quajtur ato si pozicione terroriste”, ka thënë Bavand.

Ai ka theksuar se SHBA është vend që e llogarit veten të fuqishme për të shpallur terroriste ushtrinë e një vendi dhe për të intervenuar.

“Nëse Irani kundërpërgjigjet, SHBA mund të përgjigjet ashpër me aeroplanmbajtësen luftarake që ka dërguar në rajon”, ka deklaruar Bavand.

Bavand parasheh se Teherani do të ngelet larg sulmeve ndaj njësive ushtarake amerikane në mënyrë që të mos i dhurojë pretekst SHBA-së.

“Washingtoni do t’i cilësonte si sulme të Iranit sulmet e zgjatimeve të saj ndaj objektivave amerikane”, vlerëson eksperti iranian i diplomacisë.

Ai po ashtu i ka vlerësuar hapat e Donald Trump-it kundër Iranit si investim për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA në vitin 2020.

I pyetur se çfarë masa do të marrë Teherani përballë presionit të SHBA-së, Bavand ka thënë se “Irani duhet të sigurojë botën se Washingtoni po vepron në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe të lirojë të burgosurit politikë në mënyrë që të çojë në dështimin e kartave që SHBA përdor lidhur me të drejtat e njeriut”.

g.kosovari

Next Post

Shtypi i ditës, e premte 17 Maj 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In