Ambasadorja amerikane Yuri Kim në konferencën e fundit të mandatit të saj në Tiranë ka dhënë dhe një mesazh për Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim tha se duhet lënë mënjanë egoja personale dhe të dëgjohen këshillat e miqve ndërkombëtarë.
Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas.
Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare.