• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet në veri/ Ngjela: Clinton rrezikoi Luftë Botërore për Kosovën. Gjithçka nisi nga Kurti, s’pranoi kërkesën e SHBA

by Java News
04/07/2023 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 ka komentuar vizitën e ish-Presidentit amerikan Bill Clinton në Shqipëri si edhe tensionet në veriun e Kosovës.

Ngjela u shpreh se vizita e Clinton në Shqipëri ishte një sukses i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, ndërsa e cilësoi ish-kreun e SHBA-ve si hero të shqiptarëve.

Ai deklaroi më tej se duke ndihmuar në pavarësinë e Kosovës, Clinton ka rrezikuar nisjen e një Lufte Botërore me Rusinë asokohe.

Sa i përket situatës konkrete në veriun e Kosovës, ai u shpreh se problemet për komunat nisën së fundmi prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk pranoi kërkesën e SHBA-së për vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në godina të tjera.

“Vizita e Clinton është sukses i madh i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ai është hero i shqiptarëve duke bërë një akt që i çori maskën Serbisë. Clinton ishte në kulmin e vetë si President asokohe. Kam pyetur Albright-in, dhe më tha se Clinton nuk ka fjetur 3 ditë prej ngjarjeve. Blair dhe Albright nuk iu ndanë, i kishin dhënë kurajo. Nuk ishte e lehtë ajo, mund të shpërthente Lufta Botërore. Presidenti rus Yeltsin e ka takuar Clintonin, ndërsa ai kishte skemën në kokë për Kosovën.

U bë një gabim me komunat, e pranon dhe ekspertiza amerikane. Rastësisht e mori Franca veriun, ajo e bëri atë gjullurdi. Franca ka qenë kundër nesh së bashku me Rusinë. Veriun e mori Franca kur shkuan forcat atje. E kanë marrë rastësisht nga një proces. Veriu është një zonë me vlerë të madhe ekonomike në Kosovë. 60% e GDP-së së bashkuar Kosovë Shqipëri është në minierat e Trepçës.

Serbët kanë ikur vetë nga votimet në veri. Abstenimet llogariten pro-minorancës. Çfarë ka ndodhur tani? 4 kryetarët e komunave janë shqiptarë atje dhe ata nuk pranonin të ishin në zyra. SHBA i pranoi zgjedhjet, por kërkoi zbutje duke u thënë të mos marrin institucionet. Kurti nuk pranoi dhe këtu është konflikti. Gjithë problemin e ka bërë Kurti. Kurti ka hyrë në një ndërmarrje të rrezikshme, ose i merr të katërta komunat, ose goditet ai”, u shpreh ai./m.j

Next Post
Lufta kundër drogës, krimit e kontrabandës/ Rrumbullaku pret delegacionin e Guardia di Finanza, vlerëson bashkëpunimin mes palëve

Lufta kundër drogës, krimit e kontrabandës/ Rrumbullaku pret delegacionin e Guardia di Finanza, vlerëson bashkëpunimin mes palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com