• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

by A R
18/10/2026 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, duke deklaruar se efektivët janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të maskuar, të cilët më pas janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike.

Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Shtetit sqaron se ngjarja është zhvilluar gjatë patrullimeve në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas policisë, një grup personash të cilësuar si të dhunshëm dhe të maskuar kanë sulmuar me molotovë punonjësit e policisë. Për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga efektivët, ata janë futur në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, ku, sipas versionit zyrtar, kanë vijuar sulmin ndaj forcave të rendit.

Policia bën me dije se, në përgjigje të sulmit me molotovë, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës.

Në reagimin e saj, Policia e Shtetit i cilëson pretendimet e tjera mbi ngjarjen si të pavërteta dhe dashakeqe, duke pretenduar se ato synojnë të fshehin të vërtetën mbi atë që ka ndodhur gjatë protestës.

Ngjarja vjen pas tensioneve të shënuara në kryeqytet, ku një pjesë e protestuesve janë futur në ambientet e selisë së PD-së, ndërsa forcat e policisë kanë qëndruar jashtë godinës.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Nga patrullimet në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës.

Të gjitha pretendimet e tjera janë të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com