Analisti Artur Nura, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, e cilësoi situatën në Lindja e Mesme si tepër komplekse dhe me zhvillime që nuk do të përfundojnë shpejt.
Ai theksoi se përfshirja e Iran dhe sulmet e përqendruara, përfshirë goditjen ndaj njësisë së Benjamin Netanyahu si dhe eliminimin e Ali Khamenei, kanë ndryshuar balancat në rajon.
Sipas tij, konflikti tashmë ka kaluar përtej Gazës dhe përbën një përballje më të gjerë ushtarake, ndërsa Moska nuk ka ofruar ndihmë ushtarake për Teheranin. Nura paralajmëroi se situata mbetet shqetësuese dhe me rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm.
“Kemi të bëjmë me një situatë komplekse ushtarake. Jo rastësish edhe Irani ka sulmuar njësinë e Netanyahut. Nëse duam të bëjmë një analizë, nga pikëpamja ushtarake gjërat nuk do të mbarojnë shpejt, ka ende shqetësuese. Në Lindjen e Mesme nuk kemi të bëjmë me Gazën, por tani kemi Iranin dhe kemi të bëjmë me një perandori të madhe ushtarake.
Humbja e liderit shpirtëror të tyre kemi të bëjmë me një organizim ushtarak. Moska nuk ka ndihmuar ushtarakisht Iranin. Personalisht nuk e kam pritur, sepse kisha menduar reaksionin zinxhir në Lindjen e Mesme. Sulmet kanë qenë të përqendruara dhe shumë të sakta, duke eliminuar edhe liderin Khamenei, pavarësisht se shumë nuk e pranuan”, tha Nura.











