Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar pas tensioneve të javëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada shpreh shqetësimin për këtë situatë dhe kërkon nga maxhoranca dhe opozita që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, në mënyrë që Parlamenti të bëhet funksional.
Reagimi i Ambasadës britanike:
Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.
/f.s











