Gjatë momentit që seanca plenare ishte në pushim për shkak të rrëmujës që shkaktuan deputetët e PD në sallë, Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe ujë Taulant Ballën.
Situata u tensionua pasi Balla kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje në Kuvend për 4 dëshmorët e 2 prillit në Shkodër.
Kjo ka nxitur revoltë nga deputetët e PD duke akuzuar Partinë Socialiste si përgjegjës. Pas këtij incidenti, Balla është marrë në mbrojtje nga Garda.











