Përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë po zhvillohet një protestë. Para ambasadës është mbledhur një numër i konsiderueshëm qytetarësh që tubojnë lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Protesta nisi me këndimin e himnit dhe përveç qytetarëve nga Shqipëria, ka prezencë edhe të qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Tubimi është organizuar nga shoqëria civile dhe thonë se protestojnë kundër politikave destibilizueze dhe luftënxitëse nga Serbia.
Ju falenderojmë që keni ardhur në këtë tubim. Është thjesht një protestë paqësore, është thjesht një organizim i organizatave të shoqërisë civile”, tha një prej organizatorëve të protestës.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në përgjithësi mbizotëron flamuri kombëtar shqiptar, por po ashtu ka parulla që i drejtohen ambasadës së Serbisë.
/s.f