• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet në Devoll/ Reagojnë Balla dhe Shalsi: Bashkia vijon punën, për llafe dhe zhurmë është Basha

by Java News
29/07/2019 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas tensioneve të zhvilluara sot në Bashkinë e Devollit, e cila u rrethua nga policia, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, mori zyrtarisht detyrën.

Balla shkruan në “Facebook” se bashkia vijon normalisht punën, duke ofruar shërbime bazë për qytetarët. Sipas tij, për llafe dhe zhurmë është Lulzim Basha, që nuk ka nevojë të zgjidhet edhe brenda të vetëve.

“Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi LB✌️ që nuk ka nevojë të zgjidhet😂😂😂 edhe brenda të vetëve.

30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike”, shkruan Balla.

foto galeri

Edhe Ministri Eduard Shalsi nga Korça ka komentuar tensionet në Bashkinë e Devollit, pasi ish-kryetari kërkoi që të futet në zyrë, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Janë përpëlitjet e fundit nga përfaqësuesit e një force që e futi opozitën në një rrugë pa krye. Cilido që do të dalë mbi ligjin do të përballet me forcën e ligjit. Janë veprime të çoroditura, njerëzish të dëshpëruar. Në vend që të merrnin përgjegjësinë për atë që përfaqësonin po kërkojnë që të pengojnë funksionimin e punës në një bashki, që në sajë të zgjedhjeve të ligjshme po përpiqet që të vijojë punën. Kjo është kastë e dëshpëruar” tha ai.

g.kosovari

Next Post
Ish-ministri Berishës: Koalicioni me LSI nuk garanton fitore, Basha e bëri PS të pathyeshme, PD rrezikon të humbasë rolin e saj

Ish-ministri Berishës: Koalicioni me LSI nuk garanton fitore, Basha e bëri PS të pathyeshme, PD rrezikon të humbasë rolin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In