• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet në Ballkan krijojnë mundësi të reja për Turqinë

by A R
20/12/2024 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia e ka konsideruar prej kohësh Ballkanin pjesë të sferës së saj të influencës. Por siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, fokusi aktual i Rusisë tek lufta në Ukrainë, po krijon një vakum në rajon dhe i jep një mundësi Turqisë për të zgjeruar rolin e saj.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rritur përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në Ballkan, duke pritur Kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiç në dhjetor, pasi bëri vizita në Shqipëri dhe në Serbi në tetor.

“Ballkani është një histori suksesi për Ankaranë dhe arsyeja numër një për këtë është sepse Turqia ja ka dalë me sukses të veprojë si një ndërmjetëse, e aftë për të mbajtur lidhje paralele me të gjitha qeveritë dhe të gjitha grupet etnike”, thotë analisti Vuk Vuksanovic, nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Turqia me popullsi me shumicë myslimane ka patur prej kohësh lidhje të forta me Shqipërinë.

Por Presidenti Erdogan gjithashtu ka kultivuar kohët e fundit një marrëdhënie të fortë me Serbinë, një marrëdhënie që është ndërtuar mbi thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe një marrëdhënie personale me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Rusia e ka konsideruar historikisht Serbinë pjesë të sferës së saj të influencës, por është shpërqendruar nga lufta e saj në Ukrainë, diçka që po funksionon në avantazhin e Turqisë.

“Padyshim, Rusia gjithmonë e ka përdorur Serbinë për interesat e saj strategjike. Problemi është se Putini për momentin nuk është aq i fortë, pavarësisht se në Serbi ka parti politike dhe intelektualë që favorizojnë drejtpërdrejt politikën ruse”, thotë profesori Huseyin Bagci, nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme, në Ankara.

Rusia dhe NATO-ja kanë mbështetur në të kaluarën palët rivale në konfliktet ballkanike, më së fundmi për Kosovën, ku tensionet vazhdojnë dhe ku gjendet një forcë paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO-ja.

Rreziku i vazhdueshëm i destabilitetit e bën të rëndësishme përfshirjen në rritje të Ankarasë.

“Turqia ka një prani ushtarake në Ballkan. Ajo është e pranishme në terren për shkak të pjesëmarrjes në përpjekjet paqeruajtëse të NATO-s dhe BE-së në Ballkan. Dhe në të njëjtën kohë, nëse ka ndonjë mundësi për ndonjë lloj tensioni, Turqia mund të përpiqet të fitojë disa pikë diplomatike dhe politike, duke u përpjekur të jetë diçka e përbashkët mes palëve të përfshira”, thotë analisti Vuksanovic.

Stabiliteti në Ballkan është gjithashtu jetik për Turqinë, sepse rajoni është një rrugë jetike tregtare ndërmjet Turqisë dhe partnerit të saj më të rëndësishëm tregtar, Bashkimit Evropian.

Vizitat e fundit të Presidentit Erdogan në Ballkan janë zhvilluar në një sfond zhgënjimi në rritje ndër këto vende, lidhur me përpjekjet e tyre të ngecura për t’u anëtarësuar në BE.

“Ankaraja kërkon të pozicionohet si një partner i domosdoshëm për rajonin dhe shpesh shihet nga evropianët si një periferi. Dhe [këto vizita] japin gjithashtu një mesazh në shkallë më të gjerë. Mendoj se [ato synojnë] të shërbejnë si kundërpeshë ndaj pavendosmërisë së Bashkimit Evropian dhe janë një përpjepje për t’ia kaluar Rusisë dhe Kinës”, thotë profesori Zoran Ivanov, nga Universiteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë, TOBB, në Ankara.

Rajoni i Ballkanit, me rivalitetet e vazhdueshme dhe konfliktet e ngrira, po bëhet skena e një beteje të re për ndikim, ndërmjet fuqive historike dhe atyre që po shfaqen./ Zëri i Amerikës

Next Post
VIDEO / “As selinë e PS nuk e morëm dot”, si reagoi Berisha pas protestës, plas gallata në rrjet

Deputetët që do të marrin pjesë në mbledhjen e Prishtinës. Kush mungon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

June 24, 2026
Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

June 24, 2026
LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

June 24, 2026
“Donin ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”, deklarata e fortë e avokatit Cakrani: Do ta jap pasurinë time për Metën!

“Donin ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”, deklarata e fortë e avokatit Cakrani: Do ta jap pasurinë time për Metën!

June 24, 2026
Bëni kujdes, nga 1 Qershori mbërrin i nxehti afrikan

Temperaturat deri në 6 gradë mbi normalen! Flasin meteorologët, kur pritet kulmi i të nxehtit në Shqipëri?

June 24, 2026
Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

June 24, 2026
Analisti për Koçekun dhe Spiropalin: Kanë marrë çfarë kanë dashur nga PS dhe tani duan revolucionin e Shqipërisë së re!

Analisti për Koçekun dhe Spiropalin: Kanë marrë çfarë kanë dashur nga PS dhe tani duan revolucionin e Shqipërisë së re!

June 24, 2026
Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

June 24, 2026
“Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE”, Braçe mesazh protestuesve: Kjo është një agjendë e rrezikshme!

“Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE”, Braçe mesazh protestuesve: Kjo është një agjendë e rrezikshme!

June 24, 2026
Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In