• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet Kosovë- Serbi, Blushi: Qeveria s’ka bërë asgjë, nëse serbët marrin Mitrovicën, Kosova të bashkohet me Shqipërinë

by Java News
26/01/2017 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka kritikuar këtë të enjte në parlament qeverinë shqiptare për mosmbajtjen e një qëndrimi të fortë dhe aktiv ndaj “ndezjes së gjakrave” mes Kosovës dhe Serbisë. Blushi ka folur në lidhje edhe për Veriun e Kosovës duke kritikuar qëndrimin e BE-së dhe duke thënë se nëse Mitrovica i bashkohet Serbisë, atëherë Shqipëria do duhet të bashkohet me Kosovën.

Nuk kanë munguar dhe kritikat ndaj Ministrit të Jashtëm Bushati, që sipas Blushit nuk ka bërë aspak për këtë çështje, duke shtuar se politika e jashtme shqiptare në këto vite ka qenë e dobët.

“Nuk kam dalë të kritikoj BE por ajo që po ndodh në Kosovë, në Shqipëri s’mund t’i shmangemi. Kosova sot është më e dobët, në këto 10 vite ka një parlament të brishtë, është në kërcënim klasa e saj politike. Rasti i Haradinaj kërcënim për gjithë klasën politike se mund të shkojë në dënim. E qartë është që serbët duan ta ndajnë Kosovën. Nuk kam arsye të besoj që është projekt ndërkombëtar, por mund të kthehet për shkak të paqëndrueshmërisë, aktivizimit të Rusisë në rajon dhe frikës së terrorizmit…

 Shqipëria është e dobët, diplomacia jonë është pa plan, pa koherencë, totalisht e personalizuar. Nuk ka një qëndrim. Ne kemi sheqerosur marrëdhëniet me Serbinë, kemi helmuar ato me Greqinë, pa shkak, jemi kaotikë me Maqedoninë. I kemi dobësuar marrëdhëniet me BE dhe kemi luajtur një ruletë ruse në marrëdhëniet me SHBA. Ky është bilanci i diplomacisë shqiptare në 4 vjet.

Lëvizjet tekanjoze aspak në dobi të interesit strategjik kanë dëshmuar edhe në këtë kohë turbullirash që po i afrohen rajonit, se politikës sonë i mungon parashikimi. Është njësoj si të luash basketboll pa dorë dhe shah pa një kalë. Shqipëria e dobët nuk mund ta ndihmojë Kosovën. Serbët nuk ia blenë miqësinë që ua ofroi pa kushte Rama. Ata mendojnë që e kanë zbutur Shqipërinë, është aktori më i dobët dhe më i heshtur duke ndihmuar për fat të keq serbët. Prandaj iu bëj thirrje të merreni seriozisht me çështjen e Kosovës

Unë kam propozuar një rezolutë. Nëse Kosova ndahet në Veri, pasoja duhet të ishte kjo: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Ky është i vetmi rezultat i arsyeshëm. Unë shpresoj që kjo, nuk ka për të qenë një fantashkencë.

Nëse ka ndryshime kufijsh në Ballkan, Shqipëria ka rolin e vet. Parlamenti i Shqipërisë duhet të marrë një rol më të madh.

Dhe sidomos në Kosovë. Presioni i këtij parlamenti, do t’i ndihmonte kosovarët, për t’i bindur, së nëse serbët e Veriut të Kosovës kanë mbrapa tyre Serbisë, shqiptarët e Kosovë s’kanë prapa tyre Shqipërinë”, tha Blushi./java/a.k

Next Post
PD e LSI shtyjnë miratimin e buxhetit të bashkisë së Vlorës

PD e LSI shtyjnë miratimin e buxhetit të bashkisë së Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

July 21, 2026
Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

July 21, 2026
Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

July 21, 2026
Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

July 21, 2026
Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

July 21, 2026
Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

July 21, 2026
3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

July 21, 2026
Shqipëria me mbi 1 milion mjete rrugore, ja qarqet me më shumë automjete dhe marka që dominon

Shqipëria me mbi 1 milion mjete rrugore, ja qarqet me më shumë automjete dhe marka që dominon

July 21, 2026
SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”

SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”

July 21, 2026
Stuhi të fuqishme drejt Ballkanit, ngrihet alarmi maksimal për disa vende! Në listë edhe Shqipëria

Stuhi të fuqishme drejt Ballkanit, ngrihet alarmi maksimal për disa vende! Në listë edhe Shqipëria

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In