• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Tensionet/ Konjufca: Deputetët e Listës Serbe do të zëvendësohen, s’jemi në krizë kushtetuese

by
07/11/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kuvendin e Kosovës kanë arritur shkresat e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe. Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se deputetët do të zëvendësohen dhe për këtë do t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani.

“Ligji thotë që karakteri i dorëheqjes së tyre është i parevokueshëm, natyra e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, do ta procedojmë sipas ligjit. Ligji i Republikës së Kosovës thotë që ata duhet të zëvendësohen.

Do t’i drejtohem presidentes e pastaj procedura të tjera thonë që presidentja t’i drejtohet KQZ-së, e pastaj KQZ i përgjigjet presidentes me propozimet e reja të cilat me sa e di unë prapë vijnë nga e njëjta listë, prapë vijnë nga i njëjti grup parlamentar.

Nëse ata refuzojnë, tjerët të cilët janë me radhë, procedura përsëritet derisa të plotësojmë vendet e reja në kuvend”.
Konjufca më tej tha se më këto dorëheqje, nuk ka ndodh kurrfarë rrezikimi i rendit të Kushtetutës së Kosovës.

“Krejt çka ka ndodh është një dorëheqje më e madhe sepse nuk kemi pasur një të tillë kurrë në kuvendin e Kosovës. S’ka kurrfarë hendeku kushtetues, me këto dorëheqje s’preket aspak rendi kushtetues i Kosovës.

Pse në kuvend përkohësisht do të jenë 110 deputetë, kjo nuk është aspak antikushtetuese, këto i parasheh kushtetua si mundësi dhe i sqaron të gjitha procedura për zëvendësimin e tyre, s’jemi në një krizë kushtetuese. Pas kësaj dorëheqje jemi në procedura normale të zëvendësimit të tyre”, tha Konjufca.

/e.d

Next Post
‘Berisha’ zyrtarizon 7 kandidatë në primaret për Bashkinë e Tiranës: Nga Këlliçi, Alimehmeti te Jul Deda, ja kush do garojë

'Berisha' zyrtarizon 7 kandidatë në primaret për Bashkinë e Tiranës: Nga Këlliçi, Alimehmeti te Jul Deda, ja kush do garojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com