• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konflikti në shpërthim/ Çfarë dihet rreth frikës së fillimit të një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës?

by Java News
12/02/2022 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën Lindore të premten, me manovrat dhe stërvitjet ushtarake ruse pranë Ukrainës dhe paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës brenda disa ditësh.

Diplomatët dhe udhëheqës të qeverive, ndërkohë, u ndeshën me vështirësi në përpjekjet për të rifilluar bisedimet e bllokuara për të shmangur fillimin e një lufte të hapur.

Ja një vështrim mbi arsyet që kanë rritur frikën e fillimit të një lufte:

PARALAJMËRIME TË FORTA NGA SHTËPIA E BARDHË

Shtëpia e Bardhë tha se ende nuk e dinte nëse presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë një vendim për të pushtuar, por tha se Putini ka grumbulluar të gjithë elementët për ta bërë këtë shpejt dhe u kërkoi amerikanëve në Ukrainë që të largoheshin brenda 48 orëve të ardhshme.

Shumë analistë besonin se një pushtim i Ukrainës nuk kishte gjasa të fillonte deri më 20 shkurt, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Kinë.

Retorika e shtuar e Shteteve të Bashkuarae pasoi informacionet e reja të inteligjencës që tregojnë një rritje tjetër të numrit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

“Ne nuk mund ta përcaktojmë tani ditën dhe orën e fillimit të një sulmi, por kjo është shumë më e mundur të ndodh në çdo moment”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan.

Sipas një zyrtari amerikan të njohur me gjetjet, Shtetet e Bashkuara morën informacione të inteligjencës, sipas të cilave Rusia po e shikon të mërkurën si një datë të mundshme të fillimit të një sulmi. Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht dhe e bëri këtë vetëm në kushte anonimiteti, nuk pranoi të thoshte se sa përfundimtare ishin informacionet e inteligjencës.

Në një demonstrim të përkushtimit amerikan ndaj aleatëve të NATO-s, Pentagoni njoftoi dërgimin e 3,000 trupave të tjera luftarake në Poloni për t’u bashkuar me 1,700 ushtarët amerikanë që tashmë ndodhen atje, tha të premten një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të diskutojnë me telefon për krizën në kufirin Ukrainë-Rusi të shtunën.

Disa aleatë të NATO-s, përfshirë Britaninë, Norvegjinë dhe Danimarkën, po u kërkojnë gjithashtu qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina.

PËRGATITJET DHE POZICIONIMET

Në portin rumun të Konstancës, në brigjet e Detit të Zi, zhurma e madhe nga dislokimi i pajisjeve të rënda ushtarake të Shteteve të Bashkuara po thyen heshtjen dhe qetësinë, shenja se përforcimet dhe 1000 trupa të tjera amerikane po vendosen në një bazë ajrore atje.

Ky është një tjetër tregues i përforcimit me pajisje të rënda në zonat strategjike rreth Detit të Zi, ku Rusia, Ukraina dhe tre aleatë të NATO-s kanë baza ushtarake.

“Nga kjo zonë në rajonin e Detit të Zi, deri në Baltik, aleatët po përfocojnë praninë e NATO-s në këtë kohë kritike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nga Konstanca. Fqinji i Rumanisë, Bullgaria do të mirëpresë gjithashtu avionët spanjollë, që do të shtojnë më tej praninë e fuqishme të aleancës në rajon.

Në ujërat e Detit të Zi, anijet luftarake të flotës baltike dhe veriore të Rusisë mbërritën në Gjirin e Sevastopolit në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014. Anije të tjera po u bashkohen forcave të ngjashme luftarake që janë pjesë e flotës ruse të Detit të Zi, duke rritur aftësinë e saj të zbarkimit amfib.

Moska ka njoftuar stërvitje gjithëpërfshirëse në Detin e Zi dhe Detin Azov në ditët në vijim dhe ka mbyllur zona të mëdha të transportit tregtar, duke nxitur një reagim të fortë nga Ukraina.

Në kufirin verior të Ukrainës, Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia kanë filluar manovrat 10 ditore ushtarake, ku do të përdoret municion real.

“Ekziston rreziku për një pushtim të plotë”, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, por ai shtoi se edhe kërcënime të tjera janë të pranishme, “përfshirë përpjekjet për të rrëzuar qeverinë në Kiev”.

PËR MOMENTIN TANKET KANË ZËVENDËSUAR BISEDIMET

Pavarësisht nga përpjekjet e mëdha diplomatike në Evropë, në të cilat u përfshinë edhe udhëheqës të lartë, rezultatet kanë qenë shumë të pakta, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të presin, e të shohin se cila palë do të bëjë lëshime e para.

Lajmi i vetëm pak pozitiv të premten dukej se doli nga Moska, ku sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace tha se kishte patur një diskutim “konstruktiv dhe të sinqertë” me homologun rus Sergei Shoigu.

“Dëgjova qartë nga qeveria ruse se nuk kishin ndërmend të pushtonin Ukrainën”, tha Wallace për gazetarët në Moskë. Ai shtoi: “Ne do ta gjykojmë atë deklaratë në bazë të provave në terren”.

Bisedimet në Berlin midis Ukrainës dhe Rusisë, të cilave iu bashkuan Franca dhe Gjermania, në fillim shtuan shpresat për njëfarë përparimi pasi ato zgjatën deri në mëngjesin e së premtes, por në fund, ato nuk sollën rezultate të rëndësishme.

“Për fat të keq, gati nëntë orë bisedime kanë përfunduar pa ndonjë rezultat të rëndësishëm”, tha zëvendës shefi i shtabit rus Dmitry Kozak. Mbeti e paqartë se kur dhe si do të bëhej përpjekja e radhës për një përparim.

Një marrëveshje paqeje e vitit 2015 e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania ndihmoi në ndërprerjen e luftimeve në shkallë të gjerë në Ukrainën lindore midis forcave qeveritare dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia, por përleshjet e rregullta në shkallë më të ulët kanë vazhduar. Kremlini ka akuzuar Kievin për sabotim të marrëveshjes dhe zyrtarët ukrainas argumentuan javët e fundit se zbatimi i saj i njëanshëm do ta dëmtonte vendin.

Në anën tjetër të botës, në Melburn të Australisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk dha shenja optimizmi. “Ne kemi bërë çdo përpjekje të mundshme për të angazhuar Rusinë, për të marrë në shqyrtim shqetësimet që ajo ka ngritur, për të ndarë shqetësimet tona dhe ato të partnerëve dhe aleatëve tanë evropianë”, tha ai. Por vazhdon të ketë një hendek të madh me Moskën.

“Thjesht, ne vazhdojmë të shohim shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus, duke përfshirë arritjen e forcave të reja në kufirin ukrainas. Dhe siç thamë më parë, ne jemi në një periudhë të caktuar kur pushtimi mund të fillojë në çdo kohë”, tha Sekretari Blinken.

Më vonë të premten, Presidenti Biden bisedoi me një numër udhëheqësish evropianë për të nënvizuar shqetësimet e ngritura nga inteligjenca amerikane në lidhje me mundësinë e fillimit të një pushtimi rus të Ukrainës në ditët e ardhshme. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha se udhëheqësit perëndimorë ishin plotësisht të bashkuar dhe do t’i përgjigjeshin ashpër një pushtimi rus me sanksione shkatërruese ekonomike dhe tregtare./VOA/m.j

Next Post
“Ferdinandi i Lul Bravës”/ Berisha sulmon kandidatin e PD në Rrogozhinë: Kopje e Bashës. Kanë marrë logon peng

"Ferdinandi i Lul Bravës"/ Berisha sulmon kandidatin e PD në Rrogozhinë: Kopje e Bashës. Kanë marrë logon peng

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In