Tensione te Konferenca e Kryetarëve/ PS kërkon shtyrjen e seancës plenare të së enjtes, Bardhi dhe Tabaku: Kuvendi s’është pronë e juaja!

Ndryshe nga sa është vendosur në Konferencën e Kryetarëve të datës 29 Maj, mazhoranca kërkon që të mos ketë seancë parlamentare më 12 qershor.

Kjo çështje ka qenë edhe qendra e diskutimit dhe debateve sot (9 qershor) në mbledhjen e radhës të Konferencës së Kryetarëve.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, pati diskutim me kryetaren Elisa Spiropali

“Ti rruga e mbarë për atje ku do të jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri, shko e zgjidh konfliktin në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye të shtyhet seanca nga data 12, për në datën 16, sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj, siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit”, tha ai.

Edhe Jorida Tabaku lëshoi kritika të forta ndaj kryeparlamentares.

“Do doja të ngrija një shqetësim për një deklaratë tënden të para disa ditëve për çështjet e integrimit. Gjuha juaj ishte ndarëse dhe përçmuese ndaj kundërshtarit. Foltorja e Kuvendit nuk mund të përdoret për këtë gjuhë. Kjo nuk është gjuha që kërkon intergimi. Më vjen keq të them, por që kur ju keni marrë drejtimin e Kuvendit, kemi bërë hapa pas në Këshillin e Integrimit por edhe në Komisionin  e Posaçëm, e më pas në procesin elektoral. Nuk i keni kryer detyrat. Zgjedhjet janë kriteri dhe kushti i parë në gjitha raportet dhe detyrat, që kërkohen për procesin e integrimit. E ky kriter u shkel në zgjedhjet e fundit”, u shpreh ajo.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com